1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Armët kimike siriane - Gëzim i parakohëshëm?

Politikisht SHBA dhe Rusia kanë rënë dakord për armët kimike të Sirisë. Po si do të zbatohet praktikisht kjo është një çështje tjetër. Shumë pyetje mbeten të hapura.

Në fakt, marrëveshja në mes të ministrave të jashtëm Sergei Lavrov dhe John Kerry duket e përvijuar qartë. Ata njoftuan të shtunën (14.09.2013) në një konferencë të përbashkët për shtyp në Gjenevë, që Siria duhet t'i dorëzojë brenda një jave OKB-së një listë të armëve të saj kimike. Inspektorët ndërkombëtarë duhet që të lejohen të hyjnë sa më shpejt të jetë e mundur në depotet e armëve dhe jo më vonë se mesi i nëntorit inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) do të përgatisin transportimin e armëve. Deri në mesin e 2014 armët kimike do të nxirren jashtë Sirisë për t'u shkatërruar.

Tërheqje e rrezikshme

Profesor Michael Brzoska, Instituti për Hulumtime të Paqes dhe të Sigurisë në Hamburg

Profesor Michael Brzoska

Por në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, Michael Brzoska nga Instituti për Hulumtime të Paqes dhe të Sigurisë në Hamburg, sheh probleme. Ekspertit të armatimeve i vjen keq që dy ministrat e jashtëm nuk kanë thënë asgjë në lidhje me një armëpushim. "Transporti i armëve kimike është shumë problematik". Po pati një aksident me makinë p.sh., materialet e lehtë mund të derdhen. "Nëse transporti zhvillohet pastaj në kushte lufte, ky është shumë i rrezikshëm." Eksperti për armë kimike Oliver Meier është në përgjithësi kundër transportimit të armëve kimike larg. "Në fakt duhet të ndërtohet një objekte qendror magazinimi në vendin vetë. Transporti jashtë vendit është i lidhur me rreziqe të larta", mendon bashkëpunëtori i Institutit për Shkencë dhe Politikë në Berlin.

Sulm me armë kimike në Aleppo

Sulm me armë kimike në Aleppo

Siria mendohet se ka rreth 1.000 tonë armësh të tilla, gjë për të cilën Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të bindura. Ekspert i sigurisë Brzoska beson se qeveria në Damask është në gjendje, siç kërkohet për të siguruar një listë të këtyre arëve brenda një jave. Të paktën në rast se fillimisht deklarohen vetëm armët kimike dhe jo - si zakonisht - edhe një listë të gjatë e kimikateve me të cilat mund të prodhohen armë të tilla. "Por, çfarë nëse Siria thotë: ne kemi një depo që është marrë nga kryengritësit, dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me armë kimike atje?" Forcat opozitare të Ushtrisë së Lirë Siriane e refuzojnë nismën ruso-amerikane, ata nuk duan të negociojë me Asadin. Pyetja, pra, si do të funksionojë bashkëpunimi dhe si do të garantohet siguria e inspektorëve mbeten të hapura.

Sipas Michael Brzoska problematike është edhe e marrëveshja që ka nënshkruar Siria me OKB-në në lidhje me konventën për armët kimike, sepse Baschar al-Assad e pranon bashkëpunimin sipas kësaj konvente në rast se SHBA është e gatshme të heqë dorë nga sulmet ushtarake.

Dhe meqë presidenti i SHBA Barak Obama vazhdon të kërcënojë me sulm ushtarak kundër Sirisë - edhe jashtë rezolutes së OKB-së - mbetet të shihet nëse Asadi mund të tërhiqet nga deklarata.

Politikë kundër statuteve

Deutschland Oliver Meier Institut für Friedensforschung und Sicherheitspolitik Hamburg

Oliver Meier

Në fakt, OPCW duhej të ishte përgjegjëse e vetme që të vepronte në emër të Kombeve të Bashkuara për t'u kujdesur për anëtarësimin e Sirisë në Konventën e Armëve Kimike. Por rasti i Sirisë është një "rast i veçantë faktik", thotë Oliver Meier. "Në Siri armët kimike janë përdorur tashmë . Kjo është unike në këtë formë". Prandaj tani duket se statutet aktuale shfuqizohen me rrugë politike pas anëtarësimit në Konventë.

Tani ka nevojë për një rezolutë detyruese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ministri i Jashtëm rus Lavrov njoftoi të shtunën se ende duhet të qartësohen disa detaje. Michael Brzoska, mendon se të paktën hapi i parë është bërë, por tani ne duhet urgjentisht të ngulim këmbë. "Tani duhet të organizohet një konferencë paqeje sa më shpejt të jetë e mundur me të gjitha palët e luftës. Sepse vetëm me armët kimike problemi nuk është zgjidhur."