1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Armët atomike janë rrezik për sigurinë botërore dhe përhapen në mënyrë të pakontrolluar

Kurrë më parë s'ka qenë më i madh shansi për një botë pa armë atomike. Superfuqitë duan të çarmatosen. Të tjera duhet të ndiqnin shëmbullin e tyre, se vetëm kështu pengohet terrorizmi nuklear mendon Daniel Sheshkevic

default

Amerika i ka ofruar gjithmonë botës vizione të mëdha. 30 vjet pas marshimeve protestuese të lëvizjes paqësore në Evropë, Presidenti i SHBA-së Barack Obama shpalli objektivin për një botë pa armë bërthamore dhe me të drejtë.

Sepse akoma armët bërthamore janë një rrezik i pallogaritshëm për sigurinë. Ata rëndojnë ekonomitë e vendeve, që i posedojnë, dhe vetëm ekzistenca e tyre nxit konkurrencën globale për të pasur në dorë më të rrezikshmen nga të gjitha armët. Vihet re një garë botërore e armatimit atomik, në të cilën gjithnjë e më shumë shtete ngrenë arsenalet e tyre atomike si potencial kërcënues duke iu shmangur kontrollit ndërkombëtar. Shtete, për të cilat askush nuk mund të thotë, në se do të provonin të përdornin armët e shkatërrimit në masë dhe me çfarë kushtesh.

Zentrale Programmredaktion Daniel Scheschkewitz

Daniel Scheschkewitz

Shkaku i frikësimit reciprok, që në kohën e luftës së ftohtë e përjashtonte në një farë mënyre përdorimin e bombës atomike nga superfuqitë, nuk ekziston më. Në vend të kësaj bota i afrohet një pike, përtej së cilës mund të bëhej realitet edhe skenari horror i terrorizmit nuklear. Pakistani përmes rrjetit famëkeq të A. Q. Khan-it e ka nxjerrë prej kohësh sekretin e tij nuklear. Një ditë prej ditësh mund t'u binte në dorë edhe terroristëve tö paskrupullt. Atentatorët vetëvrasës kanë bërë disa herë përpjekje për të sulmuar impiantet pakistaneze të prodhimit të armëve bërthamore. Deri tani kanë dështuar, por rreziku mbetet. Dhe po aq keq: shtetet totalitare si Korea e Veriut, apo Irani posedojnë armën atomike, apo janë në prag të kësaj, me pasoja të paparashikueshme për ekuilibrin rajonal, edhe për Evropën.

Armët atomike në duart e këtyre shteteve, apo të terroristëve janë po aq të rrezikshme, sa edhe gara e armatimit atomik të superfuqive gjatë luftës së ftohtë. Tani që SHBA-ja dhe Rusia janë të gatshme për çarmatim ka ardhur koha për t'i bërë një sabotim ndërkombëtar armëve atomike. Fillimi është bërë me marrëveshjen e re START. Marrëveshja për ndalimin e provave nukleare do të vijë heret a vonë, ndalimi i përbotshëm i prodhimit të materialit të ndashëm, kompatibël për prodhimin e armëve, ndjehet në ajër.

Ky shans historik nuk vjen përsëri kaq kollaj. Gjermania për fat të mirë e ka përqafuar vizionin e një bote pa armë nukleare. Nqs jo tani, kur atëherë?

Autor: Daniel Scheschkewitz

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 04.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NERF
  • Data 04.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NERF