1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Armëpushimi merr fund

Militantët palestinezë qëlluan sërish drejt Izraelit. Izraeli përgjigjet me sulme ajrore. Tani njerëzit kanë frikë prej rifillimit të luftës shkatërruese.

Pas përfundimit të armëpushimi triditor mes Izraelit dhe militantëve palestinezë luftimet në Rripin e Gazës u ndezën sërish. Sipas njoftimeve të ushtrisë izraelite njësi ekstremistësh palestinezë qëlluan të premten në mëngjes breshëri predhash dhe granatash ndaj Izraelit jugor. Ushtria izraelite u përgjigj me sulme ajrore ndaj të ashtuquajturave "objektivë terroristë" në Rripin e Gazës.

Ndërprerje e bisedimeve

Pas rishpërthimit të luftimeve Izraeli i ndërpreu bisedimet me palestinezët për një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës. Ne nuk do të negociojmë nën krimat e armëve të zjarrit, tha një përfaqësues i qeverisë në lidhje me bisedimet në Egjipt.

Hamasi radikal islamik e kishte refuzuar zgjatjen e armëpushimit triditor në emër të të gjithë grupimeve palestineze. Sipas njoftimeve të radios izraelite kryeministri Benjamin Netanjahu dha urdhër për një "reagim të fortë".

Frikë nga një rifilli i luftës

Në radhët e popullsisë në Gaza po shtohet tani frika për një rifillim të luftës, e cila që ndërprerë për tri ditë prej armëpushimit. Sipas dëshmitarëve okularë qindra palestinezë po largohen sërish nga shtëpitë e tyre në Gaza. Shumica e këtyre familjeve ishin kthyer në lagjet e tyre gjatë armëpushimit, që përfundoi të premten në mëngjes.