1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Armëpushim me potencial konflikti

Kievi dhe Moska kërkojnë një angazhim sa më të madh të vëzhguesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Armëpushimi në Ukrainën lindore po "respektohet në përgjithësi", tani është çështja që të merren masa shtesë për të siguruar që ky armëpushim të vazhdojë përgjithmonë. Për këtë mes Kiev dhe Moska janë të një mendjeje tha presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko pas një telefonatë me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin.

E nevojshme është sipas mendimit të të dyja palëve një angazhim sa më i madh i mundshëm i vëzhguesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Përveç kësaj janë të nevojshme përpjekje më të mëdha për të lehtësuar ndihmat humanitare nga brenda dhe dhe jashtë vendit, u tha nga Kievi. Më parë Poroshenko kishte premtuar përpara gazetarëve më shumë autonomi rajonale për rajonin e Donbasit.

Petro Poroshenko

Petro Poroshenko

Jo vend për shpresa të tepruara

Edhe Këshilli Kombëtar i Sigurimit të Ukrainës deklaroi se armëpushimi po respektohet në masë të madhe. Shumica e incidenteve kanë ndodhur në orët e para të ditës së shtunë. "Për momentin çdo gjë duket e mirë," tha një prej komandantëve të rebelëve i njohur me pseudonimin Montana. Por ai shprehu dyshime se pala ukrainase vetëm se do ta shfrytëzojë armëpushimin, "për të sjelljë më shumë trupa dhe municion dhe për të na goditur me forca të reja".

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se nuk ka vend për shpresa të tepruara. Armëpushimi është sipas tij "në rastin më të mirë fillimi i fundit të krizës," tha ai për gazetën e "Bild". Nëse armët do të heshtin përgjithmonë kjo varet edhe më tej nga vullneti i qeverive në Moskë dhe Kiev për t'i zgjidhur çështjet e mëdha të hapura politikisht.

Së shpejti shkëmbim i robërve

E qetë ishte gjendja edhe në afërsi të portit të Mariupolit në Detin Azov, ku deri të premten ishin zhvilluar ende luftime të dhunshme.

Këmbimin e qindra të robërve të luftës pritet të fillojë së shpejti. Kryeministri i vetëshpallur i rebelëve të "Republikës Popullore të Donetskut" Alexander Sahartshenko, tha për agjencitë ruse të lajmeve se luftëtarët e tij do të fillojnë menjëherë me dorëzimin e robërve që kanë kapur dhe se shpreson që dhe Ukraina do të bëjë të hënën të njëjtën gjë me ushtarët që ka zënë rob.

Kërcënin për hakmarrje ndaj sanksione të BE-së

Në rast sanksionesh të mëtejshme nga ana e BE-së Moska kërcënoi me kundërmasa. Ambasadorët e BE-së ranë dakord të premten për një ashpëesim të sanksioneve ndaj Rusisë. Por atp pritet të hyjnë në fuqi nga fillimi i javës. BE-ja po ashtu ka deklaruar se sanksionet shtesë mund të pezullohen në qoftë se Putini do të tërheqë ushtarët e tij nga Ukraina lindore dhe nëse armëpushimi për të cilin sapo është rënë dakord midis separatistëve dhe forcave qeveritare do të respektohet.