1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Armëpushim i ri në Rripin e Gazës

Me ndërmjetësimin egjiptian Izraeli dhe Hamasi radikal islamik ranë dakord për një armëpushim treditor.

Në Rripin e Gazës ka nisur nga sot në mëngjes një armëpushim i ri treditor. Menjëherë pas palestinezëve edhe Izraeli ra dakord me propozimin e Egjiptit për t'i lënë armët në heshtje për 72 orë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e mori vendimin pas konsultimit me kabinetin e tij të sigurisë. Edhe një zëdhënës i Hamasit radikal islamik e konfirmoi marrëveshjen. Përveç kësaj qeveria egjiptiane ka ftuar në Kajro përfaqësues të lartë të Izraelit dhe Hamasit për të biseduar për një armëpushim të përhershëm.

Ende asnjë delegacion izraelit në Kajro

Përfaqësuesit e palestinezëve janë që nga e diela në kryeqytetin egjiptian për të diskutuar për një rrugëdalje nga dhuna. Izraeli ka refuzuar deri tani të dërgojë një delegacion në Kajro.

Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur tërheqjen e plotë të forcave tokësore nga Rripi i Gazës dhe dislokimin e tyre "në pozicion mbrojtës". Por kryeministri izraelit Netanjahu përsëriti të hënën pasdite sërish se operacioni ushtarak i filluar katër javë më parë në Rripin e Gazës do të "përfundojë vetëm kur për një periudhë të qëndrueshme të jetë vendosur paqe dhe siguri për qytetarët e Izraelit." Forcat izraelite njoftuan se kanë shkatërruar ndërkohë rreth 30 tunele në Rripin e Gazës.

Ban Ki-moon bën thirrje për vazhdimin e bisedimet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon e përshëndeti armëpushimin e ri në konfliktin e Gazës. Në një deklaratë Ban u bëri thirrje të dyja palëve për të vazhduar bisedimet. OKB-ja është e gatshme për të ndihmuar në këtë proces.