1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Armë gjermane në zona të ndaluara

Gjermania krenohet për “rregullat strikte”, sa i përket eksportit të armëve. Por pavarësisht kësaj armët gjermane shfaqen në vende, që ato nuk duhet të ishin.

Çdo qeveri gjermane e viteve të fundit ka vënë rregulla të forta, sa i përket tregtisë së armëve me vende të tjera. Armët “made in Germany” kanë zënë shpesh vend në faqet e para të gazetave. Njerëzit indinjohen, kur dëgjojnë se armët e prodhuara në Gjermani përdoren në sulme apo zona lufte, sepse rregullat thonë qartë që ndalohet përdormi i  armëve gjermane në zona konflikti në gjithë botën.

Si përfundojnë këto armë në vende të ndalaura? Trafiku i armëve luan një rol minimal në këtë gjendie. Sipas shifrave të doganave gjermane në vitet 2011 dhe 2012 janë konfiskuar 5100 armë të paligjshme në kufijtë e Gjermanisë. Zyra e Hetimit Kriminal të Doganave në Këln thotë se vetëm 10% e armëve trafikohen. 90% e rasteve kanë qenë persona, të cilët kanë dashur të fusin armë në Gjermani. 

Ku përdoren armët gjermane?

Prodhuesi i armes G36: Firma gjermane Heckler & Koch

Prodhuesi i armes G36: Firma gjermane Heckler & Koch

Por përveç atyre, që duan të fusin në Gjermani armë të prodhuar në vende të tjera, ka nga ata që përdorin armët gjermane. Sipas policisë meksikane disa banda të rrezikshme përdorin automatikun gjerman  G36, që mund të gjuajë 750 plumba në minutë. Ministria e Ekonomisë së Gjermanisë në fakt ka pranuar se janë transportuar armë drejt Meksikës, por jo në rajone të rrezikshme. Për këtë çështje Prokurori i Shtetit në Shtutgart ka nisur një investigim për prodhuesit e G36, Heckler & Koch. Përfaqësues të kompanisë deklaruan për DW se përgjegjës për këtë situatë janë punonjës të Heckler & Koch, të cilët tashmë janë larguar nga puna.

Automatiku G36 është përdorur edhe në luftën civile në Liban. Në atë kohë Heckler & Koch tha se Libia nuk kishte qenë asnjëherë destinacion eksporti, por në vitin 2003 ata kishin dërguar një ngarkesë në Egjipt dhe nuk kishin dijeni se ngarkesa do të përfundonte në Libi. Edhe ky rast është në hetim.

Mungojnë kontrollet

Katja Keul (Të Gjelbrit) Kërkon kontrolle më të forta

Katja Keul partia e Gjelbër kërkon kontrolle më të forta

Sipas politikanëve të opozitës, pika e dobët e procedurave gjermane është deklarata, që eksportuesit duhet të bëjnë në Ministrinë e Ekonomisë. Kontraktuesi dhe blerësi duhet të konfirmojnë se armët do të përdoren vetëm në zona të lejuara dhe nuk do të rishiten pa lejen e Gjermanisë. Por në të vërtetë se cfarë ndodh më pas nuk kontrollohet asnjëherë.

Deklarata e përdoruesit nuk është e mjaftueshme", thotë për DW Katja Keul, deputete e të Gjelbërve. Sipas Jan van Aken nga Partia e Djathtë, eksportet e armëve nuk kontrollohen në Gjermani. Të dy politikanët thonë se duhet të bëhen kontrolle në vendet e destinacionit final.

Kolegu i tyre Kristian Demokrat Egon Fritz ka dyshime, nëse mund të bëhen kontrolle pasi ngarkesat largohen nga Gjermania. Është e pamundur t'i mbash tërësisht nën kontroll, thotë ai. "Gjithçka varet nga partnerë, që mund t'u besosh dhe të ndash të njëjtat vlera me ta."

Kriteri i të drejtave të njeriut

Jan van Aken nga partia e Majta

Jan van Aken nga partia e Majta

Aktualisht vendimi për eksportin e armëve merret nga disa ministri gjermane me në krye atë të Ekonomisë. Çdo aplikim për eksport “shikohet me kujdes dhe kontrollohet gjendia në rajon”, thotë Ministria e Ekonomisë duke shtuar se me një rëndësi të veçantë shihet edhe “respektimi i të drejtave të njeriut”. Ministria e Jashtme bën raportin e saj për gjenjien në një shtet të caktuar dhe më pas lëshon rekomandimin thotë Keul.

Sidoqoftë sistemi nuk është tërësisht i sigurtë. Në vitin 2008 ministria e Ekonomisë aprovoi shitjen e automatikëve G36 në Arabinë Saudite, edhe pse Ministria e Jashtme e kisht cilësuar vendin si problematik, duke përmenduar një numër ekzekutimesh, gra të dhunuara dhe censurë. 

Van Aken do të dëshironte, që eskportet gjermane të ndaloheshin, në mënyrë që Gjermania mos kontribuonte në përkeqësimin e të drejtave të njeriut.