1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Armë për kurdët - Kthesë e fortë në politikën e jashtme gjermane

Heiner Kiesel/Lindita Arapi21 Gusht 2014

Ndryshim paradigme në politikën e jashtme: Qeveria gjermane shqyrton mundësitë e furnizimit me armëve të kurdëve në Irakun e Veriut në luftë kundër milicëve të shtetit islamist, IS. Opozita kërkon vendimin e Bundestagut.

https://p.dw.com/p/1CyUw
Kalaschnikow AK-47
Fotografi: picture-alliance/dpa

Për çfarë kanë nevojë kurdët në Irakun e Veriut për t'u mbrojtur nga milicët radikalislamikë? Si mund t'u ndihmohet atyre me municion? Gjermania ka vendosur të dërgojë armë në zonën e luftës - dhe në rast nevoje jo thjesht aksesorë si dylbi ushtarake apo jelekë antiplumbi, por armatime të rënda. "Gjermania do të veprojë me maturi të veçantë tek ndihmat e armatimeve dhe do ta koordinojë këtë me aktorët ndërkombëtarë", premtoi ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, (SPD). Ndërsa ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU) e argumentoi këtë vendim "me përparimin e shpejtë, dhe mënyrën veçanërisht brutale të milicëve islamistë." Të dy ministrat gjermane bënë fjalë se një shtyrje e këtij veprimi prek interesat gjermane të sigurisë. "Pasojat do të ishin të jashtëzakonshme", është shprehur ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier. Krahas Gjermanisë dhe Franca, Italia, Britania e Madhe janë të gatshme të dërgojnë armë tek luftëtarët kurdë. Bundeswehr-i do të sqarojë deri të mërkurën se çfarë armësh do të dërgohen nga shtetet e tjera për të bërë një koordinim më të mirë, sqaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Jens Flossdorf. Problemi i armatimit të kurdëve qëndron edhe tek mosnjohja e teknikave të armëve moderne, kurdët njohin më së shumti armë të tipit rus, Kalashnikov AK-47, por nuk dinë të përdorin armë të shpejta si G36 gjermane, bëri të ditur Flossdorf. Sipas zëdhënësit gjerman është e mundur që instruktorët kurdë të trajnohen diku tjetër. Në këto kushte është e pamundur që kurdët të pajisen me armë të teknologjisë së lartë, tha Flossdorf.

Pressekonferenz von der Konferencë shtypi e ministrit të Jashtëm, Steinmeier dhe minstres së Mbrojtjes, Ursula von der Leyen
Konferencë shtypi e ministrit të Jashtëm, Steinmeier dhe minstres së Mbrojtjes, Ursula von der LeyenFotografi: Odd Anderson/AFP/Getty Images

Punë bindëse brenda politikës gjermane

Që të martën në mbrëmje ministri i Jashtëm socialdemokrat, Steinmeier u përpoq të bindte kolegët e partisë së tij për furnizimet me armë. Fakti që Gjermania furnizon me armë palët në një konflikt të caktuar, konsiderohet një ndryshim rrënjësor i politikës së jashtëm gjermane. Sigurisht jo të gjithë politikanët gjermanë janë dakord për këtë. Ministri Steinmeier është i vetëdijshëm për një hap të tillë, por ai është i sigurtë: "Në një krizë të tillë kaq akute nga ne kërkohen vendime të vështira", shkruan ai në një letër drejtuar kolegëve socialdemokratë. "Nuk ka përgjigje të thjeshta. Por kjo nuk do të thoë që ne duhet t'u ikim vështirësive." Steinmeier përmend dilemën e përhershme të qeverisë gjermane për të gjetur drejtpeshimin mes "rregullave strikte të eksportit të armatimeve" dhe "interesave të jashtme dhe të sigurisë të Republikës Federale dhe atyre të aleancës." Një argument i rëndësishëm i minsitrit të Jashtëm, Steinmeier është që të krijohet një korridor i sigurtë për ndihma humanitare. Marshimi brutal i forcave të shtetit islamik duhet të ndalet.

Qeveria gjermane u tregua e hapur për të tërhequr parlamentin në çështjen e dërgimit të armëve tek kurdët. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert u shpreh se deputetët nuk do të votojnë, por pjesëmarrja e parlamentit në këtë vendim do të kuptohet si informim. Por Katrin Göring-Eckart kryetarja e fraksionit të të Gjelbërve në Bundestag është shprehur se "qeveria gjermane nuk duhet të bëjë furnizimin e mundshëm me armë vdekjeprurëse pa vendimin e parlamentit." Edhe nga ministri i Zhvillimit i CSU-së, partisë kristiansociale erdhi një reagim i ngjashëm. "Nuk besoj se kjo bëhet duke anashkaluar parlamentin."

Propagandabild IS-Kämpfer
Milicët e ISFotografi: picture-alliance/abaca

Dërgimi i armëve - vendim jopopullor

Edhe pse në qeverinë gjermane është e qartë tendenca për dërgimin e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, gjermanët nuk janë shumë të gatshëm për këtë. Sipas një sondazhi të revistës gjermane "Stern" gati 63% e gjermanëve janë kundër dërgimit të armëve. Ndërsa tek femrat e pyetura madje 75% e tyre ishin kundër armatosjes së kurdëve që luftojnë kundër shtetit islamik, IS.

Por shumica e gjermanëve mbështesin ndihmën humanitare që duhet të dërgojë Gjermania në rajon. Gjermania ka ofruar një ndihmë prej 25 milionë eurosh, dhe pritet që kjo shumë të rritet në të ardhmen.