1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Arkat e BE-së në shënjestër

960 milliardë euro do të administrojë BE deri në 2020. Para që Komisioni në Bruksel i kërkon nga 28 vendet anëtare. Kush do të përfitojë prejt tyre duhet të kërkojë ndihmë nga profesionistët.

Michael Stognienko është në humor të mirë. Me tension ai pret një premtim për një financim nga Brukseli "sepse ne bëjmë punë të mirë", shprehet ai me bindje. Stognienko koordinon prej 13 vjetësh projekte të BE-së në fondacionin Heinrich Böll, të afërt me partinë ekologjiste gjermane, fondacion i cili angazhohet jashtë vendit kryesisht për bashkëpunimin për zhvillimin.

Këtë herë ai synon të mbledhë mjete financiare për Atlasin për Evropën. Dhe është optimist. Broshura do të përdoret në mësimin në shkolla. Ajo tregon për shembull se në cilat shtete të BE-së është me gjatë jetëgjatësia e pritshme, ku ka probleme me zgjerimin e infrastrukturës për internetin, kush kryeson në renditjen e Eurovision Song Contest (ESC) dhe që konkursi i këngës mbart edhe një mesazh politik.

Stognienko, fillimisht me profesion fizikant, ka mbledhur në punën e tij aq shumë përvojë sa të këshillojë për aplikimet për fonde politikanët komunalë, anëtarët e shoqatave, apo sipërmarrës.

Michael Stognienko , Koordinator projekti në Fondacionin Heinrich Böll, Berlin

Michael Stognienko , Koordinator projekti në Fondacionin Heinrich Böll, Berlin

"Shumë inisiativa janë të varura nga subvencionet nga Brukseli, pasi mjetet kombëtare janë në zhdukje e sipër", ka konstatuar Stognienko. Njohuri profesionale, përvojë, kureshtje dhe durim: këto janë parakushtet për mbledhje të suksesshme fondesh nga BE, mendon Stagnienko. Ai ka mësuar nga dështimet se "një aplikim zgjat më shumë nga sa mendohet fillimisht."

Më e lehtë kur nuk je vetëm

Nëse aplikantët mund të dëshmojnë se kanë një partner bashkëpunimi nga një vend tjetër, kjo "vlerë e shtuar evropiane" ka efekt pozitiv në projekte, ka mësuar Stognienko nga përvoja e tij. Atlasi për Evropën u hartua në bashkëpunim me fondacionin Heinrich Böll, Shoqata Gjermane për Politikë të Jashtme, Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe nga Le Monde Diplomatique.

Fondacioni Heinrich Böll ka madje një bashkëpunëtore të tij në Bruksel "jo dhe aq për të bërë lobiim" thekson Stognienko, "se sa për të marrë vesh më parë se cilat janë pikërëndesat dhe tenderat që planifikon Komisioni i BE-së". Kështu aktualisht kanë për shembull premisa të mira për të përftuar subvencione bletërritësit. BE reagon kështu ndaj rënies drastike të numrit të bletëve në botë si pasojë e përdorimit të pesticideve.

Ka fonde të panumërt subvencionesh si Fondi Evropian i Bujqësisë për Zhvillimin e Zonës Rurale (ELER) apo LEADER për zhvillimin e Zonave Rurale. Nga EFRE përfitojnë sipërmarrje të mesme në rajone me strukturë të dobët, për të krijuar vende të reja pune. Edhe projektet sociale si luftimi i papunësisë në radhët e të rinjve, janë në fokus të masave subvencionuese. BE jep ndihma financiare për masa në fushat e punësimit, ekonomisë, kërkimit shkencor, mbrojtjes së konsumatorëve dhe ambjentit, për ndihma humanitare, shëndetësi, kulturë dhe turizëm.

Masa të diskutueshme subvencionesh dëmtojnë imazhin e BE-së

Por jo gjithnjë ajo që miratojnë kudjestarët e buxhetit të BE-së janë të arsyeshme. Kështu ata kanë vënë p.sh. në dispozicion 700.000 euro për një qendër trajnimi për lartësitë në hotelin Bornmühle, në mënyrë që klientët e tij në ambjentet e sportit dhe fitnesit të hotelit të katapultoheshin nga një lartësi e imagjinuar prej 4500 metrash. Në ishullin danez Bornholm falë një subvencioni nga BE prej 50.000 eurosh, u krijua një pistë skish e cila, nëse e lejon moti, mundëson skiimin gjatë vetëm 10 ditëve në vit.

Nuk është Komisioni i BE-së fajtor kur financohen projekte të diskutueshme, mendon europarlamentari Axel Voss (CDU). Një projekt miratohet në kuadër të një "Programi subvencionimi për rajone me strukturë të dobët". "Këtu nuk e ka fajin Brukseli por përgjegjësit në landet përkatëse, të cilët janë ndërmjetësues mes një rajoni apo një sipërmarrjeje që paraqesin aplikimin dhe Komisionit të BE-së."

Axel Voss

Politikani gjerman Axel Voss (CDU), deputet në Parlamentin Evropian

BE duhet të reformohet në fushën e financave, mendon profesori i ekonomisë Helmut Seitz. Axel Voss e mbështet: "Për të arritur të kuptosh qartë se për cfarë bëhet fjalë në programet e subvencionimit nevojitet një studim enkas për këtë qëllim. Do të ishte mirë që strukturat të reduktoheshin dhe të shkurtohej procedura e aplikimit. Gjithashtu duhet të forcohen kontrollet për të shmangur abuzimet. Janë pikërisht shëmbujt e këqinj që e diskreditojnë BE-në", mendon Voss.

Disavantazhe nga sistemi federal

Kur një land federal do të kërkojë subvencionim duhet të paraqesë fillimisht një planifikim. Prej tij duhet të kuptohet se në cfarë gjendje janë sot rajonet, si duhet të zhvillohen në kohën e subvencionimit dhe me cfarë mjetesh subvencionuese dhe masash do të arrihet objektivi. Prej tyre landi federal mund të hartojë masa konkrete. Ato miratohen më pas në land dhe jo në Bruksel. Herë pas herë megjithatë federalizmi gjerman paraqet një pengesë burokratike, mendon Voss. Në Gjermani janë përgjegjëse landet e vecanta. Për këtë arsye secila nga 16 landet federale duhet të përpiqet vetë për marrjen e fondeve. Ky është një disavantazh", mendon europolitikani kristiandemokrat gjerman Voss.

"Nuk duhet të përpiqesh që të marrësh para nga BE për projekte pa vlerë", paralajmëron menaxheri për projekte të BE-së Michael Stognienko nga Fondacioni Heinrich Böll. Konkurrenca për mjetet e lakmuara financiare të BE-së është bërë shumë e madhe dhe kështu vetëm projektet e argumentuara mirë kanë premisa për sukses. Nga ana tjetër: "Kush mëson se për cfarë ka para në dispozicion, mund t'ia përshtasë projektin e tij kushteve të përcaktuara nga BE."