1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Ariu rus është zgjuar"

Lufta në Osetinë jugore, kriza e galerive tregtare në Gjermani- temat e shtypit gjerman

default

Gjeorgjiane e tronditur

Lübecker Nachrichten: Mundësitë politike të shteteve evropiane ashtu si edhe të BE-së për të shuar këtë vatër zjarri janë dukshëm të vogla. Tani duhet ta kenë fjalën Rusia dhe SHBA-të, ato kanë detyrime. Sepse ajo që po ndodh në kufijtë e Gjeorgjisë është luftë përfaqësuese e superfuqisë kundër shtetit që pozon si superfuqi.

"Schleswig Holstein am Sontag" komenton ngjarjet në Gjeorgji: Si për ironi flaka olimpike u kthye në sinjalin paralajmërues kaukazian. Perëndimi duhet t'i shohë luftimet i pafuqishëm. Delegacioni nga SHBA, BE dhe NATO që do të arrijë armëpushimin ka vetëm një vlerë simbolike, po ashtu si propozimi i presidentit gjeorgjian për armpëushim. Zgjerimin e luftës dhe katastrofës humanitare mund ta ndalojë vetëm Rusia. Moska ka defterin e veprimit në dorë, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht...Ariu rus është zgjuar.

Gazeta " Berliner Morgenpost" komenton synimin e politikanit të majtë gjerman, Oskar Lafontaine për të kandiduar si kryeministër landi.

"Na Saar do të vendoset nëse Gjermania do të orientohet politikisht majtas. Lafonten do të kandidojë si kryeministër. Ai synon të rikthehet aty ku ka qenë para 13 vjetësh si politikan socialdemokrat. Sigurisht që pohimi i Lafontenit pro politikës së landit është një betim i gënjeshtërt, ai do si kryeministër landi të rikthehet tek të vetët përndryshe do të mbetet në skenën politike të Berlinit. Pretendimi për pushtet i një partie, e cila deri së fundi në perëndim të Gjermanisë konsiderohej si fraksion, nuk tregon vetëm vetëbesimin e Oskar Lafontenit... Për sa kohë partitë e tjera, para së gjithash, partia socialdemokrate nuk i bindin njerëzit me një politikë më të mirë, ato kanë për të vuajtur me të majtën."

Ndërsa " Tagespiegel" komenton situatën aktuale të galerive tregtare gjermane në krizë

"Modeli galeri po vdes. Vetëm në llojet luksoze ai funksionon si jo më mirë. Adresat e mëdha të tyre janë vende të joshjes. Pavarëisht nëse është KaDeWe, Lafajet, Macys, Harrods, kur kalon nga seksioni i parfumeve në brendësi dhe sheh nga shkallët lëvizëse seksionet e tjera të vjen të blesh. Joshje. Për këtë bëhet fjalë. Këtë nuk po e arrijnn dot më galeritë normale. Pak shprese ka akoma. Në rast se njerëzit mblidhen më shumë nëpër qytete, mund të ketë shanse të reja për tregtarët... "

  • Data 09.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Etdm
  • Data 09.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Etdm