1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ari turk në këmbim të gazit iranian

Turqia përfiton prej sanksioneve ndaj Iranit, duket shkëmbyer ar kundrejt gazit. Mirëpo tregtia fitimprurëse me arin përbën një rrezik politik për qeverinë turke, sepse ai zemëron partnerin SHBA.

Është një tendencë politikisht pikante në tregtinë e jashtme turke: Në nëntë muajt e parë të këtij viti Turqia ka eksportuar te Irani fqinj ar me vlerë 6,4 miliardë dollarë (krahasuar me 54 milionë dollarë në vitin paraardhës). Rritja e jashtëzakonshme e eksportit e ka arsyen te preferenca iraniane për metalin e çmuar, shpjegoi Zëvendëskryeministri turk Ali Babacan në komisionin e parlamentit turk për buxhetin në Ankara. 

Turqia, e cila gjysmën e imperteve të saj të naftës dhe një të pestën e importeve të gazit i merr nga Irani, i paguan livrimet e energjisë në lira turke. Këtë monedhë iranianët, të cilët për shkak të sanksioneve ndërkombëtare nuk grumbullojnë më dollarë dhe euro, nuk kanë aq shumë se ç'ta bëjnë. Për këtë arsye me lirat ata blejnë në Turqi sasi të mëdha ari, sepse floriri ka të njëjtën vlerë kudo, edhe në valutë. Por se si i çojnë iranianët kallëpet e arit në Teheran, këtë nuk e di, tha Babacan-i.

Iran Türkei Ministerpräsident Recep Tayyip Erdogan in Teheran bei Ahmadinedschad

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan dhe presidenti iranian Mahmud Ahmadinedxhad, fotografi nga takimi në Teheran 29.03.2012

Rrugë e tërthortë nëpërmjet Gjirit Persik

Siç tregojnë statistikat turke për tregtinë me jashtë, me gjasa një pjesë e floririt shkon në Iran në rrugë të tërthortë nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe. Mundet që korrierët ta transportojnë atë me linja ajrore, kufiri i lejuar është te 50 kilogramë flori për person. Me gjithë mend, krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar eksportet e përgjithshme turke në Emiratet Arabe u rritën në shtator () me 452,3 për qind, siç bëri të ditur Enti Turk i Statistikave në Ankara. Dhe më shumë se 80 për qind e eksporteve ishin eksporte floriri. Njohësit e këtij sektori në turqi supozojnë se metali i çmuar nga Dubai transportohet më tej në Teheran.  Eksportet turke të arit janë ndërkohë aq të larta saqë ato ulin edhe deficitit e vazhdueshëm dhe të theksuar të këtij vendi në tregtinë e jashtme (vetëm sivjet me më shumë se 20 për qind).

Partia qeveritare AKP e ka ngritur nxjerrjen e arit në faktor strategjik për rritjen ekonomike. U ndryshuan ligje dhe janë hapur miniera të reja ari (metali i çmuar nxirret në Azinë e Vogël). Prej vitit 2001 prodhimi e ka kaluar dhjetëfishin, kësisoj Turqia është prodhuesi më i madh i arit në Evropë".

Nuk është vetëm shteti iranian që e ka zbuluar Turqinë si rrugëdalje të mundshme nga shtrëngesa ekonomike. Edhe afaristët iranianë investojnë gjithnjë e më shumë te fqinji turk, për të shpëtuar nga pasojat e sanksioneve dhe nga rënia dramatike e vlerës së monedhës vendase, reali, pasurinë e tyre.