1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Argumenta fetarë në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Turqi

Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e para ku Presidenti zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, feja po një rol të rëndësishëm. Konkurentët theksojnë devotshmërinë ndaj Islamit si argument për të fituar mbështetje.

Pak para zgjedhjeve të 10 gushtit është shqetësues fakti se Erdogan kërkon të përforocjë vlerat islamike në shoqëri. Zëvëndëskryeministri Bülent Arinc deklaronte se në Turqi po bien vlerat morale dhe shërimi për këtë gjendej tek vlerat islame. Për femrat, ndër të tjera, ai kërkonte që ato të mos dilnin shpesh në publik dhe të mos qeshnin me zë të lartë. Prandaj kundërshtarët e qeverisë në qytetin lindor të Tuncelit organizuan një protestë me të qeshura. Arinc ka bërë të qartë vizionin e qeverisë për shekullin e 21, kritikon politikani i opozitës Umut Oran.

Erdogan është parë si favorit për t'i fituar këto zgjedhje që nga momenti që ai shpalli kandidaturën e tij në fillim të korrikut. Në fjalimin e tij të parë si kandidat e filloi si kryetar i partisë AKP dhe më pas e përfundoi me një shprehje të Kuranit.

Dy të tretat e votuesve e quajnë veten besimtarë të devotshëm

Erdogan dhe AKP prej më shumë se një dekadë mbështetn tek besimtarët konservatorë në Turqi. Në fushatën për zgjedhjet presidenciale Erdogan ka theksuar temat islame më shumë se asnjëherë tjetër. Kjo ka një arsye thotë studiuesi Murat Gezici në një bisedë me Deutsche Welle: "Më shumë se dy të tretat e votuesve turq e konsiderojnë veten si besimtarë të devotshëm ."

Dhe me theksin e tij tek devotshmëria ndaj Islamit, Erdogani i drejtohet një pjesë të rëndësishme votuesish: femrave. Sipas Gezici femrat në Turqi janë më besimtare se sa meshkujt. " Dhe 64% e votuesve të AKP-së janë femra", thotë ai.

Sfiduesi me një problem të vogël

Dy partitë e mëdha opozitare, sekularët e CHP dhe nacionalistët e MHP, e njohin këtë trend. Kandidati i tyre i përbashkët dhe sfiduesi i Kryeministrit është Ekmeleddin Ihsanoglu, ish Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Islamike (OIC). Në këtë mënyrë edhe Ihsanoglu, mund të merret si një besimtar i devotshëm. Kjo e bën të vështirë për AKP ta sulmojë atë për mungesë devotshmërie siç ka bërë me kandidatë të tjerë të mëparshëm, mendon Gezici.

ARCHIVBILD OIC Generalsekretär Ekmeleddin Ihsanoglu

Kandidati për President Ekmeleddin Ihsanoglu

Por Ihsanoglu mund të humbasë votat e një pjesë të opozitës sepse ata duan të votojnë për një kandidat sekular. "Ihsanoglu është një peshë e lehtë", thotë për Deutsche Welle politologu Sahin Alpay. Në sondazhet e zhvilluara deri tani Erdogan arrin më shumë se 50% të votave, ndërsa Ihsanoglu rreth 40%.

Kandidati i tretë

Se sa e rëndësishme është feja në fushatën zgjedhore e tregon edhe taktika e kandidatit të tretë për President, politikanit kurd Selahattin Demirtas. Në vend që të konkurojë me devotshmërinë e Erdoganit dhe Ihsanoglu-së, ai përpiqet të marrë në mbrojtje jo-besimtarët, të cilët nuk ndihen të përfaqësuar tek dy kandidatët e parë. Demirtas në fushatën e tij kërkon që orët e besimit fetar të mos jenë më të detyrueshme në shkollat shtetërore. Ky detyrim nuk i shkon përshtat një shteti laik. Në sondazhe Demirtas arrin në kuotën 6 deri 8%.

Wahlzettel Präsidentschaftswahlen Türkei

Fleta e votimit për President

Me linjën e tij ai ka marrë mbështetjen e një pjesë të alevitëve, një pakicë islamike me rreth 20 milion njerëz, të cilët ndihen të diskriminuar nga shumica sunite. Tradicionalisht ata janë mbështetës të CHP-së, por shumë prej tyre janë larguar për shkak të kandidatit të devotshëm Ihsanoglu.