1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Argjentina kërkon ndërhyrjen e OKB – Konflikt i ri për ishujt Falkland

Një ndërmarrje britanike dëshiron të nxjerrë naftë në afërsi të ishujve Falkland dhe krejt Amerika Latine proteston. Gati 30 vjet pas luftës së shkurtër rikthehet konflikti mes Britanisë së Madhe dhe Argjentinës.

Argjentina pushton ishjt Falkland, 2 prill 1982.

Argjentina pushton ishjt Falkland, 2 prill 1982.

Qeveria argjentinase i bëri thirrje OKB-së që të ndërhyjë në konflikt sepse Britania e Madhe ka kryer të hënën e kaluar (22.02.) shpime në kërkim të naftës, në afërsi të ishujve Falkland. Ky hap i Britanisë së Madhe bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare thuhet në Argjentinë, e cila kërkon negociata të reja për statusin e ishujve "Malvina" siç i quajnë ato argjentinasit.

Prill 1982

Luftë në ishujt Falkland. Qeveria ushtarake e Argjentinës pushton ishujt, kryeministrja britanike Maggie Thatcher dërgon trupat në Atlantikun Jugor. Pas dhjetë javësh argjentinasit kapitullojnë. Sot konflikti mund të shpërthejë sërish, shpreh frikën veterani Pablo Vertin: "Ne e dinim se një ditë do të ndodhte. Ne e shohim se si sillen ata, atyre ju intereson pak ajo çfarë e paralajmërojnë si parim të demokracisë, jo, ne besojmë në thelb ky është fillimi i diçkaje shumë më të keqe."

Shkak i zënkave aktuale janë shpimet në kërkim të naftës nga një firme britanike afër bregdetit të ishujve. Në zonën prej 200 miljeve ekspertët supozojnë të ndodhen deri në 60 miliardë fuqi nafte - një prej rezervave më të mëdha në botë. Sepse ishujt Falkland i takojnë që prej shekullit të 19-të Britanisë së Madhe, sa i përket të drejtës së shfrytëzimit të ujërave detare gjithçka është në rregull.

Ishujt Falkland

Ishujt Falkland

Nafta rindez sherret e vjetra

Megjithatë Argjentina nuk ka hequr dorë asnjëherë nga pretendimet se ishujt Malvina i taojnë asaj. Presidentja Cristina de Kirchner: "Në kushtetutën e reformuar në vitin 1994 u përcaktua detyrimi për të gjitha qeveritë që të angazhohen për të drejtën e pamohueshme dhe të domosdoshme të sovranitetit tonë në ishujt Malvina".

Në vitin 2007 Buenos Airesi paralajmëroi një marrëveshje me britanikët në bazë të së cilës të gjitha rezervat e gazit dhe naftës në rajon do të zhvillohen bashkarisht. Kur javën e fundit firma britanike vendosi platformën e saj të naftës në det, presidentja Kirchner lëshoi një dekret në bazë të së cilit të gjitha anijet mund të qarkullojnë nga ishujt për në tokë vetëm me lejen e autoriteteve argjentinase. Megjithatë sipas saj kjo nuk do të thotë bllokadë: "Argjentina nuk do të ndërmarrë asnjë masë që nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kombëtare. Ne do t'i respektojmë ato të drejta pa kufizime sepse ne besojmë që e vetmja gjë që njeriu nuk mund të bëjë me një kanibal është që ta gëlltisö atë".

Në Buones Ajres digjet flamuri britanik.

Në Buones Ajres digjet flamuri britanik.

Sipas Kichner, këtu nuk bëhet fjalë për kërkim të naftës, por për vjedhje. Sepse qeveria britanike nuk ka shfaqur aspak shqetësim për akuzat, Argjentina kërkon ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare. Në samitin e tyre në fillim të javës në Cancun, presidentët e Amerikës Latine dhe Karaibeve përkrahën qëndrimin e Argjentinës. Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez kërcënoi bile se: "Anglezët po i kërcënojnë sërish argjentinasit. Gjërat kanë ndryshuar, zonja mbretëreshë ne nuk jetojmë më në vitin 1982. Të jeni e sigurtë: në rast të një sulmi, Argjentina, vendlindja argjentinase nuk do të jetë e vetme si atëherë".

Autor: Gottfried Stein / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 25.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MAkY
  • Data 25.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MAkY