1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Argjend dhe tri herë bronz për gjermanët në Barcelonë

1 Gusht 2010

Në ditën e pestë të Kampionatit Evropian të atletikës së lehtë, atletët gjermanë me katër medalje të reja, e rriten në 11 totalin e medaljeve.

https://p.dw.com/p/OZJA
Atleti gjerman Matthias De Zordo.
Atleti gjerman Matthias De Zordo.Fotografi: AP

Shoqata e atletikës së lehtë gjermane (DLV) duket se është drejt arritjes së rezultatit të saj më të mirë në Kampionatin Evropian të atletikës së lehtë në Barcelonë, që prej atij të vitit 2002 në Mynih.

Sportistët gjermanë në ditën e pestë të kampionatit (31.7.) siguruan katër medalje.

Në gjuajtjen me shtizë për meshkuj, Mathias de Zordo mori medaljen e argjendtë me një rekord personal prej 87,81 metrash. Medalja e artë u fitua nga kampioni i botës dhe fituesi i lojërave olimpike Andreas Thorkildsen, nga Norvegjia me rezultatin 88,37 metra.

Carolin Nytra EM 2010 Barcelona
Atletja gjermane Carolin Nytra.Fotografi: picture-alliance/dpa

Bronz morën atletët Jennifer Oeser në shtatëgarësh, Ralf Bartels në hedhje gjyleje dhe Carolin Nytra në 100 metra me pengesa.

Numri i medaljeve për atletët gjermanë ka arritur kështu në 11.

Autor: dpa/cama

Redaktoi: Eliana Xhani