1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Arabia Saudite dështoi me iniciativën për të vënë në dispozicion shuma milionëshe për mbrojtjen e klimës

Arabia Saudite dështoi hë për hë në takimin e nivelit të lartë të OPEC-ut me iniciativën e saj, për të vënë në dispozicion shuma milionëshe për mbrojtjen e klimës. Algjeria, Indonezia, Nigeria dhe Ekuadori refuzuan që të marrin pjesë në një iniciativë të tillë. Arabia Saudite kishte vënë në fillim të konferencës në dispozicion 300 milionë dollarrë për kërkime shkencore për klimën. Nxjerrësi më i madh në botë i naftës ka në plan të nxisë zhvillimin e teknologjive që e reduktojnë pakësimin e gazrave të efektit serë. Vëmendjen e tërhoqi një deklaratë në takimin e Opecut të presidentit të Venezuelës, Shavez. Ai tha se nëse SHBA do të sulmonin Iranin ose vendin e tij, atëherë çmimi i naftës do të ngjitet në stratosferë.
  • Data 18.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CIeO
  • Data 18.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CIeO