1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

"Apollon! Na ngroh zemrat me rrezet e tua!"

Të hënën (24.3.) në Greqi ndizet zjarri olimpik, që do të përcillet deri në Pekin, ku do të zhvillohen lojërat e sivjetme olimpike

default

Valltaret duke bërë prova në Olimp

Derisa të mbërrijë në kryeqytetin kinez, më 8 gusht, zjarri do të bëjë rrugën më të gjatë në historinë e tij. 137.000 kilometra, më shumë se tri herë rreth globit, nga Pekini përmes Azisë nëpër Evropë, në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, Afrikë në Australi. Që nga Olimpiada e vitit 1964 në Insbruk zjarri ndizet gjithmonë në Olimpin antik në perëndim të Peloponezit.


Flaka ndizet në një ceremoni 30 minutëshe mbi rrënojat e një tempulli antik, që 2.600 vjetë më parë ishte dedikuar për nderim të perëndeshës Hera, bashkëshortes së Zeusit. Aktore të veshura si priftëresha me petka të bardha shoqërojnë priftëreshën e lartë, e cila mban në dorë pishtarin ende të pandezur. Para se ta ndezë atë tek një pasqyrë parabolike, ajo thërret Apollonin, perëndinë antike greke të djellit, dhe i kërkon që të dërgojë rrezet e diellit për të ndezur zjarrin.


Në pesë ceremonitë e mëparshme kjo ndodhi vetëm një herë, kur lojërat olimpike do të bëheshin në Athinë, në vitin 2004. Herët e tjera, Perëndia e Diellit nuk pati mëshirë dhe e la qiellin plot re. Për raste të tilla, mbahet gati një zjarr i ndezur në mënyrë tradicionale. Priftëresha e lartë e ndez pishtarin me këtë zjarr.


Flaka fillimisht do të kalojë 1.500 km mes përmes Greqisë. Më 30 mars ajo do të mbërrijë në stadiumin Pnathinaiko të Athinës, ku në vitin 1896 u zhvilluan lojërat e para olimpike të epokës së re, dhe do t'u dorëzohet organizatorëve të Lojërave Olimpike të Pekinit. Të nesërmen zjarri do të ndahet në dy flakë, njëra do të marrë të ashtuquajturën "Udhë të harmonisë" nëpër botë, ndërsa tjetra do të kalojë nëpër Kinë dhe do të përfundojë nga fundi i muajit maj në kryeqytetin e Tibetit, Lhasa, për t'u ngjitur në Everest, majën më të lartë të globit. Megjithë trazirat aktuale në Tibet dhe shtypjen e dhunshme të demonstratave, komiteti organizues i lojërave olimpike nuk duket se ka hequr dorë nga ky plan.

  • Data 23.03.2008
  • Autor Hans Michael Ehl
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTIE
  • Data 23.03.2008
  • Autor Hans Michael Ehl
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTIE