1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Apeli i Klintonit në Kairo: "Zgjidhja është në dorën e egjiptianëve"

Situata pezull - Presidenti Mursi më në fund është në post, por Këshilli Ushtarak shpërndau parlamentin. Mursi e rimblodhi atë, ndërsa gjykata dha vendimin, se veprimi është antilogjor - S'ka shenja për fundin e krizës.

default

Hillary Clinton në takimin me kreun e Këshillit Ushtarak, marshallin Mohammed Hussein Tantawi

Tranzicioni demokratik në Egjipt dhe zhvillimi ekonomik i vendit ishin në krye të agjendës së vizitës së Sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton në Egjipt, ku ajo u takua me presidentin Mohammed Mursi dhe me kreun e Këshillit Ushtarak, marshallin Mohammed Hussein Tantawi. Për SHBA është e rëndësishme që kthesa demokratike në Egjipt të përparojë, tha politikania nga SHBA-ja pas takimit me presidentin: "Unë kam ardhur në Kairo për të theksuar, se SHBA-ja mbështet popullin egjiptian dhe tranzicionin në demokraci."

Me shqetësim të madh amerikanët kanë ndjekur javët e fundit luftën për pushtet mes presidentit Mursi dhe Këshillit të lartë Ushtarak të vendit. Të dyja palët ndodhen në konflikt lidhur me shpërndarjen dhe rimbledhjen e parlamentit. Ndërkohë gjykatat po merren me këtë çështje. Por ka edhe shumë për të bërë, tërhoqi vëmendjen Klinton: "Çështja lidhur me parlamentin dhe kushtetutën duhet të zgjidhet nga vetë egjiptianët." Sekretarja amerikane e Shtetit u takua edhe me kryetarin e Këshillit të lartë Ushtarak, marshallin Hussein Tantawi. Gjatë takimit ajo bëri thirrje për dialog mes Këshillit Ushtarak dhe presidentit të ri Mohammed Mursi, diç vuri në dukje një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme të SHBA-së.

Ägypten Außenministerin Hillary Clinton trifft Präsident Mohammed Mursi

Hillary Clinton në takimin me presidentin egjiptian Mohammed Morsi

SHBA do të jetë partnere e mirë për Egjiptin

Kjo do të thotë, që amerikanët presin zgjidhjen e problemeve, dhe nuk duan që të ndërhyjnë - ndonëse rolin e ardhshëm të ushtrisë ata preferojnë ta shohin më shumë të përqendruar tek siguria e vendit, se sa në politikën aktive.

Ministrja e Jashtme e SHBA-së Klinton i premtoi presidentit Mursi ndihma ekonomike dhe theksoi, se "Interesat e përbashkëta peshojnë më shumë se sa mosmarrëveshjet. Ne duam të jemi një partner i mirë për Egjiptin." Konkretisht Klinton siguroi për garanci për kredi në vlerën e 250 milionë dollarëve si dhe një fond investimesh në vlerën e 60 milionë dollarëve.

Klinton theksoi njëkohësisht, se rruga drejt demokracisë mund të jetë me pengesa, SHBA-ja e konsideron veten si shoqëruese në këtë rrugë: "Demokracia është e vështirë. Ne na janë dashur 236 vjet për këtë. Ajo kërkon dialog dhe kompromise. Ne do të angazhohemi, do të ndihmojmë, por ne e dimë, që nuk është SHBA-ja që duhet të vendosë, por vet egjiptianët."

Klinton bëri të qartë, se SHBA-ja pret gatishmëri për dialog nga të gjitha palët.