1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Apelet dhe cinizmi në Siri

Kryengritja në Siri ka nisur para 11 muajsh. Me një brutalitet të shtuar regjimi i presidentit Bashar al-Assad por pëpiqet të shuajë pakënaqësitë e popullit të vet. Vlerësohet se deri tani janë vrarë mbi 6000 vetë.

Tanket kunër popullit

Tanket kunër popullit

"Dështimi i KS të OKB për të marrë një pozitë të përbashkët dhe unike ndaj Sirisë e ka trimëruar regjimin e Assadit për të shtuar dhunën ndaj kryengritësve."

Navi Pillay

Navi Pillay

Dëshpërimi dhe zemërimi i shprehur me një gjuhë jodiplomatike ndaj bashkësisë ndërkombëtare është shtuar tek komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillay. Ndërkohë që përgjegjësi kryesor për dhunë dhe vrasje, përgjigjet me cinizëm: "Kush po thotë se Kombet e Bashkuara janë një institucion i besueshëm."

Assadi tallë botën

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad po e përqesh paaftësinë e botës për të vepruar, për të ndërprerë vrasjen e qindra dhe mijëra njerëzve në vendin e tij. Të prekurin në qytetin Homs, i cili konsiderohet si një nga fortifikatat më të mëdha të kundërshtarëve të Assadit, thonë se nuk do të dorëzohen. Ndonëse e kanë të qartë se pozita e tyre është shumë e vështirë.

Mahmoud Ahmadinejad dhe Assad

Kush po ju thotë se OKB ka kredibilitet?! - Assadi me mikun Ahmadinexhad

"Nuk e kam idenë se kur do të na prek edhe neve. Kur të qëllojnë me armë ne ikim."

"Bandat e Assadit gjithmonë bërtasin 'Bashari dhe asnjë tjetër'. Nëse askush tjetër nuk është më i mirë se Assadi ne do të zgjedhim pra këtë askushin!"

Realiteti në Homs dhe humbja e realitetit në Damask

Assadi nuk është askushi për grupet e sirianëve të cilët ende e respektojnë. Por të tjerët nuk e duan Assadin, e ata për presidentin janë terroristë.

"Shumica e sirianëve duan reforma. Por ata nuk dalin në rrugë, nuk i shkelin ligjet dhe nuk e vrasin askend. Të tillë janë shumica", pohon Assad.

Përfaqësuesit e shumë vendeve janë të zhgënyer dhe të dëshpëruar me qëndrimin e tij, sipas motos: mua askush s'mund të më bëjë asgjë!. Sanksionet, apelet dhe denimet e regjimit të Assadit duket se nuk po japin rezultatet e pritura. Përfaqësuesit e regjimit në Siri thonë se ndërrimi i regjimit do të sillte një gjendje kaosi si në Irak, pas rrëzimit të Sadam Huseinit. Ndërkohë që, sipas tyre, ndërhyrja ushtarake në Siri, si në rastin e Libisë do të shkaktonte një luftë të përgjithshme në Lindjen e Mesme. Kështu shprehet edhe Ekmeleddin Ihsanolu, shefi i Organizatës së Vendeve Islamike.

Qëndrimet pro dhe kundër ndërhyrjes

Protesta në Homs

Protestat vazhdojnë

"Ne jemi shumë të prerë kundër ndërhyrjes ushtarake në Siri. Shikoni Irakun, Libinë, Somalinë dhe Afganistanin: ndërhyrjet në këto vende vetëm sa i ka nxitur konfliktet dhe nuk i kanë zgjidhur problemet."

Po çfarë duhet bërë, në qoftë se ndërhyrja ushtarake nuk është zgjidhje e mirë, ndërsa mjetet diplomatike kanë dështuar? Eksperti për Lindjen e Mesme Rami Khoury pohon se nuk duhet hequr dorë nga përpjekjet për të bindur regjimin e Sirisë që të heqë dorë nga dhuna.

Po si qëndron puna me viktimat e dhunës? Ata mbeten me zemrimin e tyre, pamundësinë për të vepruar dhe luftën pa alternativë, duke lutur botën që të ndihmojë: "Ju lutem, ndaloni vrasjet në Siri!"

Autor: Ulrich Leidholdt/Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama