1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Apel i opozitës siriane në Gjermani

Ndërsa njerëzit në Homs, Hama, Aleppo dhe Deraa po vdesin, opozitarët sirianë jashtë vendit po përpiqen për të organizuar ndihma dhe mbështetje për qytetarët e qyteteve ku luftohet.

Drei Vetreter des Syrischen National Rates (SNC), Hozan Ibrahim, Elias Perabo und Ferhad Ahma (l-r) sprechen am Freitag (10.02.2012) in der Bundespressekonferenz in Berlin. Dabei informierten sie über den Widerstand in Syrien und seine Perspektiven und forderten Unterstützung für die syrische Opposition. Foto: Stephanie Pilick dpa/lbn

Konferenca e shtypit në Berlin

"Kemi të bëjmë me shkelje masive të të drejtave të njeriut", tha Ferhad Ahma, anëtar i Këshillit Kombëtar të Sirisë, në një konferencë shtypi në Berlin. "Bëhet fjalë për përdorimin e tankeve, të mortajave, të artilerisë kundër spitaleve, shtëpive, shkollave, kundër popullatës së thjeshtë civile, që ka vendosur të dalë në rrugë për një jetë në dinjitet dhe liri pas 50 vitesh diktaturë." - tha Ferhad Ahma.

Berlin/ , Mitglied im Syrischen Nationalrat (Syrian National Council/SNC), spricht am Freitag (10.02.12) waehrend einer Pressekonferenz in Berlin zu Der Widerstand Syrien und seine Perspektiven. (zu dapd-Text) Foto: Timur Emek/dapd

Ferhad Ahma

Opozita siriane në mërgim i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur opozitën siriane. Ne nuk kërkojmë ndërhyrje ushtarake, theksoi Hozan Ibrahim, anëtar i Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit Kombëtar sirian. Synimi është izolimi politik i regjimit në Damask: "Ne kemi nevojë për mbështetje reale nga komuniteti ndërkombëtar dhe për këtë arsye ne kërkojmë, sidomos nga qeveria gjermane të njohë Këshillin Kombëtar sirian si përfaqësues i vërtetë i popullit sirian, të delegjitimojë regjimin sirian duke e shpallur atë si të papranueshëm dhe të dëbojë ambasadorin."

Berlin/ , Sprecher des Netzwerks Local Coordination Committees of Syria (LCC), aufgenommen am Freitag (10.02.12) in Berlin waehrend einer Pressekonferenz zu Der Widerstand Syrien und seine Perspektiven. (zu dapd-Text) Foto: Timur Emek/dapd

Hozan Ibrahim

Ne e përshëndesim vendimin e qeverisë federale gjermane për të dëbuar nga Gjermania katër diplomatë sirianë, shtoi Ferhad Ahma. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Edhe ambasadori duhet të dëbohet. Përveç kësaj, ne i kërkojmë Berlinit të ndërpresë marrëdhëniet me regjimin në Damask dhe të mbrojë refugjatët sirianë në Gjermani.

Në Gjermani jetojnë rreth 32.000 vetë  që kanë pasaportë siriane, qindra prej tyre duhet të largohen nga Republika Federale e Gjermanisë për shkak të vendimeve të gjykatave në lidhje me lejen e qëndrimit apo të drejtën e azilit. Ahma vetë jeton në Gjermani që nga viti 1996. Por edhe në mërgim larg atdheut të tij, ai nuk është i sigurt. Dhjetorin e kaluar ai u sulmua në banesën e tij në Berlin dhe u rrah nga burra të paidentifikuar. Ai beson se ata ishin njerëz të regjimit të Asadit.

Autor: Bettina Marx / Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica