1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Apel dramatik: Ndalni gjakderdhjen - Mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit për Libinë

Ambasadori libian ka bërë thirrje para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për masa efektive për ndalimin e vrasjeve të të pafajshmëve në vendin e tij. Ban Ki Moon iu bashkangjit thirrjes. Sanksionet priten të dielën.

default

Koha e Gadafit duket se ka marrë fund

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ambasadori libian Abdulrahman Shalgam për herë të parë u distancua hapur nga regjimi i Gaddafit. Me një thirrje dramatike ndaj bashkësisë ndërkombëtare ai kërkoi vendime të shpejta që të pengohet gjakderdhja e mëtejshme në vendin e tij.

Gaddafi - Lëre të lirë më në fund popullin libian!

Shalgam, prej kohësh përkrahës i Gaddafit dhe mik fëmijërie i tij doli hapur kundër sundimtarit: "Nuk mund të jesh udhëheqës, mbret, president dhe në të njëjtën kohë të vrasësh popullin tënd", tha Shalgam. Abdulrahman Shalgam, iu lut Këshillit të Sigurimit për vendime të shpejta: "I them vëllait tim Gaddafit lëre të lirë më në fund popullin libian. Le të mos ketë më gjakderdhje dhe vrasje të të pafajshme. Ne duam një rezolutë të shpejtë, ultimative dhe kurajoze nga ju."

Në KS e të OKB-së pati pas këtij apeli skena emocionale. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon bëri fjalë për një moment historik. KS i OKB-së në mbledhjen e jashtëzakonshme në Nju Jork pritet të miratojë të dielën sanksione të ashpra kundër Gaddafit. KS i pritet të miratojë edhe një rezolutë të ashpër në Nju Jork, në të cilën dhuna kundër lëvizjes demokratike në vendin afrikanoverior mund të klasifikohet si krim kundër njerëzimit.

Veto im UN Sicherheitsrat: USA blockieren UN-Resolution gegen Israel

KS i OKB-së

Ban Ki Moon kërkon sanksione

Për diskutim në OKB është shtruar edhe një embargo e armëve si dhe ndalimudhëtimi për Gaddafin dhe ngrirja e pasurisë së tij. "Është koha për Këshillin e Sigurimit që të marrë në konsideratë veprime konkrete. Orët dhe ditët që vijnë do të jenë vendimtare për libianët dhe vendin e tyre dhe me pasoja po aq të rëndësishme për tërë rajonin. Deklaratat dhe veprimet e Këshillit të Sigurimit priten me padurim... Çfarëdo që të jetë kursi i juaj, le të jemi të ndërgjegjshëm se ky moment është tepër emergjent. Në këto rrethana, humbja e kohës do të thotë më shumë jetë të humbura", tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon. Ndërsa një vendim zyrtar për masat ndëshkuese nga Evropa pritet të merret gjatë javës së ardhshme. Gjermania tha se vendet e BE-së kanë rënë dakord për një sërë sanksionesh kundër Gaddafit.

Por para OKB-së dhe Bashkimit Evropian janë Shtetet e Bashkura ato që kanë vendosur sanksione kundër Libisë. Me urdhër të presidentit amerikan Barack Obama do të bllokohet e tërë pasuria e sundimtarit libian dhe bashkëpunëtorëve të tij në SHBA. Ambasada amerikane në Tripoli është mbyllur.

UN Generalsekretär Ban Ki Moon bei einer Pressekonferenz mit Bundespräsident Christian Wulff in Berlin zu den Ereignissen in Ägypten Kairo Mubarak

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon

Familja e Gaddafit lëshon deklarata konfuze

Ndërkohë që Libia duket e ndarë mes forcave proqeveritare dhe atyre opozitare dhe përleshjet ende vazhdojnë mes përkrahësve të Gaddafit dhe kundërshtarëve të tij , 68 vjeçari i ka bërë thirrje përkrahësve të tij të rezistojnë. Megjithatë duket se numri i përkrahësve të Gaddafit po bie gjithnjë e më shumë. Trupat e tij kontrollojnë pak qytete të mëdha. Vetë familja e Gaddafit jep sinjale konfuze. Në një njoftim të mëparshëm të familjes Gaddafi thuet se presidenti do të armatosë popullin, ndërkohë që djali i Gaddafit Saif al-Islam ka thënë se do të nisë një ofensivë në lindje të vendit, pikërisht aty ku trupat e tij nuk kanë më asnjë prezencë. Në një njoftim tjetër bëhet fjalë për "zgjidhje paqësore" dhe negociate.

Opozita publikon video të mercenarëve

Opozitarët kanë publikuar në internet një video, në të cilën supozihet se në Libi veprojnë mercenarë afrikanë pro Gaddafit. Ata kanë sulmuar demonstruesit. Në një video shihet një afrikan në uniformë që është i shtrirë në një pllangë gjaku. Disa libianë përpiqen ta ruajnë që ai të mos masakrohet.

Ndërkohë edhe zyrtarë të Gaddafit janë larguar nga ai. Ndër ta një kushëri i tij Ahmed Gaddaf al- Damm, dhe Abdulrahman Shalgam, ambasadori libian në Kombet e Bashkuara. Vëzhguesit mendojnë se klani i Gaddafit do të mbrohet në Tripoli. "Kjo do të thotë që ndryshimi do të zgjasë", tha një vazhgues për agjencitë e lajmeve

AG/Arapi

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM

  • Data 27.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10PtL
  • Data 27.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10PtL