1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

AP: Obama anulon takimin e planifikuar me Putinin

Në kuadër të tensioneve të ngritura së fundi mes Uashingtonit dhe Moskës për shkak të rastit Snowden, Obama njoftoi anullimin e takimit të planifikuar me presidentin rus Putin.

default

Barack Obma

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka anuluar takimin e planifikuar për në shtator me presidentin rus Vladimir Putin për shkak të tensioneve të krijuara me informatorin amerikan, Edward Snowden. Këtë lajm e bëri të ditur agjencia e lajmeve, AP këtë të mërkurë (07.08).

Por pavarësisht konfliktit me Rusinë për këtë temë, presidenti Obama do të marrë pjesë në samitin e G20 në vjeshtë në Shën Peterburg. Kjo u bë e qartë nga një bisedë që Obama zhvilloi në televizionin NBC. Obama tha se ishte i zhgënjyer nga vendimi i Rusisë për t'i dhënë azil të përkohshëm Edward Snowden. “Kam mbetur i zhgënjyer sepse edhe pse mes dy vendeve tona nuk ka një marrëveshje ekstradimi, ne jemi munduar t'i respektojmë në rastet kur ka një të dyshuar si shkelës të ligjeve në vendin e vet. Ne kemi bashkëpunuar me ta”, tha Obama.

Ndërkohë të premten (09.08) ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë do të takohen në Uashington. Ky takim që ishte planifikuar prej qershorit nga ministri i Jashtëm amerikan John Kerry dhe ministri i Mbrojtjes Chuck Hagel si dhe homologët e tyre rusë, i cili ishte në rezik për të mos u zhvilluar pas dhënies së azilit Snowden-it nga Moska. Snowden kërkohet nga Shtetet e Bashkuara nën akuzën e spiunazhit. Ai kërkoi azil në mbi 20 vende, por në pamundësi për të dalë nga aeroporti, bëri kërkesë edhe për azil të përkohshëm në Rusi, kërkesë që iu miratua pak ditë më parë.