1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Anulohet hapja e Kampionatit Botëror të Formel-1 në Bahrejn

Për herë të parë në historinë e Formula 1 anulohet një garë e kampionatit botëror për arësye politike. Për shkak të trazirave në Bahrejn autoritetet vendase anuluan fillimin e sezonit të planifikuar për më 13 mars.

default

Tri javë para fillimit të planifikuar të Kampionatit Botëror në Bahrejn më 13 mars organizatorët anuluan Çmimin e Madh për arsye se vazhdojnë trazirat e përgjakshme. "Në këtë moment gjithë vëmendja e vendit i kushtohet ndërtimit të një dialogu për Bahrejnin", deklaroi princi i kurorës Sheik Salman bin Hamad al-Chalifa. Bashkë me garën anulohen edhe garat test në Bahrejn, të planifikuara për fillimin e marsit. Ato do të zëvendësohen nga gara në Barcelonë nga 8 deri më 11 mars.

Lehtësim te ekipet

Përballë gjendjes së trazuar në Lindjen e Mesme Norbert Haug e priti me lehtësim lajmin për anulimin. "Preokupimi ynë më i rëndësishëm është garantimi i sigurisë për anëtarët e ekipit tonë. E përshëndesim dhe e mbështesim vendimin", tha drejtori sportiv për automobilizmin te Mecedesi. Bosi i Formulës 1 Bernie Ecclestone deklaroi: "Është për të të ardhur keq, që Barejni u desh ta anulonte garën. I urojmë gjithë kombit, që në vend të nisë një proces shërimi." Gjatë përleshjeve në Bahrejn janë vrarë deri tani disa vetë dhe janë plagosur një numër i madh personash. "Kur në një vend vdesin njerëz, atëherë kjo është tragjedi. Nuk është koha për të zhvilluar një garë sportive. Aktualisht njerëzit kanë probleme më të mëdha", thotë australiani Mark Webber, kolegu i ekipit i kampionit të botës Sebastian Vettel te Red Bull-i.

Bahrain Proteste Demonstration Formel-1-Auftakt wird offenbar verschoben

Pamje nga Bahrejn

Për herë të fundit një garë e Formulës 1 u anulua në 1985-ën. Asokohe Çmimi i Madh i Belgjikës nuk u arrit të zhvillohej për arsye të problemeve me asfaltin e ri.

Tani nisja e sezonit në Australi

Sezoni nis tani më 27 mars në Australi dhe përbëhet njëherë për njëherë jo nga 20, po nga 19 gara. Është e hapur nëse Çmimi i Madh i Bahrejnit do të zhvillohet më vonë. Është spekuluar për një datë para garës në Abu Dabin fqinj (13 nëntor). Në një rast të tillë mund të shtyhej me një javë finalja e Brazilit (27 nëntor).

Formula 1 zhvillohet prej 2004-ës në Bahrejn. Mbajtësi i numrit rekord të titujve kampion bote Michael Schumacher fitoi atje garën e parë. Ajo ishte njëkohësisht gara e parë në kategorinë superiore të automobilizmit në Lindjen e Mesme. Prej 2009-ës seria e garave zhvillohet edhe në Abu Dabi. Pista 'Bahrain International Circuit' është projektuar nga arkitekti gjerman Hermann Tilke. Ajo ndodhet në shkretëtirën Sakhir, 30 kilometra nga Manamaja.

Autor: Arnulf Boettcher / Elert Ajazaj

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 22.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10LgC
  • Data 22.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10LgC