1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Antiamerikanizëm në vendet islame-Studimi dokumenton rritje të qartë të mbështetjes për Al-Kaidën

Shumica e njerëzve në Pakistan, Egjipt dhe Indonezi kërkojnë një tërheqje të trupave të SHBA nga vendet islamike. Shumë prej tyre biles i aprovojnë për këtë arsye atentatet kundër ushtarëve amerikanë

default

Protesta në Pakistan

Shumica e njerëzve në Pakistan, Egjipt dhe Indonezi kërkojnë një tërheqje të trupave të SHBA nga vendet islamike. Shumica e njerëzve në vendet islamike i kundërshtojnë metodat e terroristëve të Al Kaidas. Por njëkohësisht ata mbështesin synimin e shpallur të kësaj organizate, për t'i dëbuar trupat amerikane nga vendet islamike. Kjo del nga një studim i publikuar së fundi nga agjencia amerikane e demoskopisë, WorldPublicOpinion.

Studimi u krye me rreth 1100 vetë, nga korriku deri në shtator 2008 në Egjipt, Pakistan, Indonezi dhe disa vende të tjera kryesisht myslimane. Stephen Kull, drejtues i Agjencisë së Demoskopisë "WorldPublicOpinion" e përmbledh rezultatin:

"Përfundimi kryesor ishte, që opinioni publik mysliman e refuzon terrorizmin e El-Kaidas. Ai është shumë kritik përballë çdo lloj sulmi ndaj civilëve, atentateve me bomba dhe vrasjeve me atentate. Njëkohësisht ai mbështet shumë prej synimeve, të cilat i ndjek Al Kaida."

Dr. phil. habil. Christian Wagner

Kristian Vagner, Fondacioni shkenca dhe politika

Vetëm në Pakistan, 60% e të pyeturve janë pro dëbimit të trupave të SHBA nga shtetet islamike, nga Gjiri Persik dhe Afganistani. Ky është njëri prej synimeve kryesore të Al Kaidas. Pyetjes, nëse për këtë qëllim ato do të mbështesnin edhe sulme kundër institucioneve ushtarake amerikane, 20% iu përgjigjën me "po". Christian Wagner, ekspert i Azisë Jugore në Fondacionin Shkencë dhe Politikë, sqaron sfondin:

"Kjo ka të bëjë me faktin, se këtu shihet një përzierje e madhe e SHBA-sö në problemet e politikës së brendshme dhe natyrisht me gjithë këtë kritikë synohet të protestohet edhe kundër standardeve të dyfishta. Ata thonë gjithmonë se mbështesin demokracitë, por në Pakistan në shumë raste kanë mbështetur qartë vetëm qeveritë ushtarake. Shumë e kundërshtojnë edhe angazhimin e SHBA-sö në Afganistan

Dy vjet më parë WorldPublicOpinion publikoi studimin e parë të këtij lloji. Qëndrimi i botës islame ndaj SHBA që atëherë nuk ka ndryshuar, thotë Stephen Kull. Shumë njerëz vazhdojnë t'i përjetojnë forcat e armatosura amerikane jo si faktor stabilizues, por si kërcënim:

Stadt Lahore in Pakistan, Elektrizitätskrise

Lahore, Pakistan

"Kjo i vë në një pozitë të vështirë SHBA. Si përgjigje ndaj terrorizmit ata e kanë zgjeruar praninë e tyre ushtarake në shtetet myslimane. Por kjo ka çuar në një lloj kundërreagimi. Ka shtuar simpatitë për Al- Kaidën, sepse Al-Kaida është kundër pranisë ushtarake dhe e lufton atë. Megjithëse njerëzit i hedhin poshtë metodat e terroristëve, prania ushtarake ka sjellë njëfarë mbështetjeje për organizatën terroriste."

Një synim tjetër të Al Kaidas, futjen e sistemit juridik islamik të Sharias në të gjitha vendet myslimane, e mbështesin në Egjipt dhe në Indonezi pesë nga dhjetë të pyeturit. Në Pakistan janë shtatë nga dhjetë të pyeturit. Në Pakistan ekzistojnë madje gjykata të Sharias, sqaron eksperti për Azinë Jugore, Christian Wagner:

"Por deri tani Sharia aplikohet vetëm në sektorë të caktuar të jetës publike dhe kontrollohet ende nga gjykatat civile. Mendoj se në mbështetjen e Sharias pasqyrohet para së gjithash karakteri konservator i një shoqërie si e Pakistanit."

Vetëm 20% besojnë se SHBA janë një fuqi botërore, që u do të mirën shteteve islamike dhe që do të prijë me shembull të mirë. Por disa kanë shpresë, se raporti i SHBA me vendet islamike mund të përmirësohet me presidentin e ri, Barak Obama.


  • Data 27.02.2009
  • Autor Ana Lehmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H2az
  • Data 27.02.2009
  • Autor Ana Lehmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H2az