1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Annan sërish në Siri

I ngarkuari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Kofi Annan nuk dorëzohet. Para pak kohësh ai kishte pranuar se ka dështuar me përpjekjet e tij të paqës në Siri. Megjithatë ai tani sërish ka udhëtuar për në Damask.

Annan për bisedime politike në Siri

Annan për bisedime politike në Siri

I ngarkuari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka shkuar të dielën papritur në Damask për të zhvilluar bisedime të reja për zgjidhjen e konfliktit në Siri. Annan u takua fillimisht sot (09.07.) me presidentin Baschar al Asad. Biseda ishte e hapur dhe konstruktive, tha Anan në fund të takimit. Ngjashëm u shpreh edhe zëdhënsi i ministrisë së Jashtme së Sirisë. Temë kryesore ishte plani gjashtëpikësh i paqës i propozuar nga Anan. Kjo është vizita e tretë e Annan-it në Siri që prej emërimit të tij si emisar i posaçëm. Fillimisht ishte thënë se Annan do të udhëtoj këtë të hënë për në Siri.

Më parë Annan kishte pranuar dështimin e përpjekjeve të tij të mëparshme për t'i dhënë fund dhunës në Siri. Ndërkohë janë bërë përpjekje të konsiderueshme për të zgjidhur krizën në mënyrë paqësore, tha Anan në një intervistë të botuar të shtunën në gazetën franceze "Le Monde", për të vazhduar se: "Ne nuk kishim sukses. Dhe ndoshta nuk ka garanci që ne do të jemi të sukseshëm."

Assad: Bashkëfajtor janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në një intervistë televizive dhënë kanalit të parë televiziv gjerman ARD, presidenti sirian Baschar Al-Assad i bëri përsëri fajtorë "terroristët" për dhunën që prej më se një viti po zgjat në vend. Po ashtu një pjesë të fajit për konfliktin e përgjakshëm në Siri ai ia hodhi qeverisë amerikane. Në intervistën e zhvilluar nga ish deputeti i Unionit Kristiandemokrat, Jürgen Todenhöfer Assad tha se SHBA janë pjesë e konfliktit. "Ata po krijojnë një ombrellë dhe po i ofrojnë mbrojtje bandave politike për të destabilizuar Sirinë."

Jürgen Todenhöfer interviston Baschar al-Assad

Jürgen Todenhöfer interviston Baschar al-Assad

Në këtë mënyrë përgjegjës për masakrën në Hula me mbi 100 të vdekur nuk janë trupat qeveritare por bandat kriminale të cilat "me qindra kanë ardhur nga jashtë". Disa prej tyre i tkaojnë rrjeti terrorist të Al Kaidës.

"Mua më mbron populli"

I pyetur nëse ai beson se e ka pas vetes shumicën e sirianëve, Assad tha: Po. Sigurisht që ashtu si më parë unë gëzoj mbështetjen e publikut". Pushtetmbajtësi e mohoi se familja e tij po e mban e vetme pushtetin në duart e saj dhe se shumica e sirianëve kërkojnë reforma. "Shumica e tyre nuk është duke marrë pjesë në demonstrata."

Si pasojë e  kryengritjes që para16 muajsh ka filluar kundër presidentit Assad deri tani kanë humbur jetën disa mijëra njerëz. Një armëpushim i lidhur me 12 prill është shkelur në mënyrë të ëprsëritur nga të dyja palët.

  • Data 09.07.2012
  • Autor mm/gd (dpa, dapd, afp, rtr) / E.Ahmeti
  • Fjalët kyç Siri, Annan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15TwP
  • Data 09.07.2012
  • Autor mm/gd (dpa, dapd, afp, rtr) / E.Ahmeti
  • Fjalët kyç Siri, Annan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15TwP