1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ankarja e zemëruar, Teherani i qetë - Sanksionen e Këshillit të Sigurimit kundër Iranit

Brazili dhe Turqia e kanë paralajmëruar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të mos vendosë sanksione të reja kundër Iranit.

default

Përfaqësuesit e Brazilit dhe të Turqisë u bënë të mërkurën thirrje 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që të përpiqet fillimisht për negociata të reja me Iranin. Irani nga ana e tij tregohet relativisht i paimpresionuar nga katalogu i masave të detyrimit ndaj tij.

Zemërimi i Ankarasë

Që SHBA dhe aleatët e tyre duan që nëpërmjet KS të OKB-së të ndërmarrin sanksione të reja kundër Iranit, në një kohë që Teherani vetëm pak kohë më parë ra dakord me Turqinë dhe Brazilin për një pasurim të pjesshëm të uraniumit në botën e jashtme, kjo e zemëron Ankaranë.

Kairo Darfur Geberkonfernz

MPJ i Turqisë Ahmet Davutoglu në një takim ndërkombëtar

Kështu, ministri i Jashtëm, Ahmed Davutoglu flet për një shkelje besimi nga ana e fuqive perëndimore. Përballë këtij zhvillimi më të ri, negociatat me Iranin mund të mos ishin zhvilluar fare:

"Por nëse tani flitet sërish për sanksione...atëherë pse duhet kërkuar kaq gjatë një kompromis? Ne kërkojmë nga të gjitha palët pjesëmarrëse që t'i plotësojnë detyrimet e tyre."

Erdogan: OKB-së përdor në rastin e Iranit dy kute

I zhgënjyer u shpreh gjithashtu edhe kryeministri turk. Ai i akuzoi fuqitë me të drejtë vetoje të OKB-së se në rastin e Iranit masin me dy kute. Megjithëse thonë se punojnë në interes të bashkësisë së kombeve, thotë Tayip Erdogani, fuqitë me të drejtë vetoje mbajnë parasysh vetëm interesat e tyre:

"Nëse këto vende, megjithë posedimin nga ana e tyre të armëve atomike ngrihen e kërkojnë nga të tjerët që të mos posedojnë armë të tilla, atëherë në këtë pikë besimi ndaj tyre lëkundet. Ne duhet t'i bëjmë vetes këtë pyetje: a duam të mbrojmë të drejtën e më të fortëve apo të forcojmë struktura të shtetit juridik? Këtë pyetje na duhet ta sqarojmë."

Irani pret i qetë zhvillimet

Irani nga ana e tij reagoi përballë shpalljes së sanksioneve të reja tepër i shpenguar.

Ali Akabar Salehi

Ali Akabar Salehi

Negociatori kryesor i Iranit për çështjet atomike, Ali Akbar Salehi deklaroi se Republika Islamike do të presë si në rastet e mëparshme, meqenëse besohet, se të ashtuquajturat fuqi botërore - me këtë mbahen parasysh SHBA dhe aleatët e tyre, nuk do të arrijnë asgjë me një rezolutë të re. Veç kësaj, ministri i Jashtëm, Manusher Mottaki parashikoi që rezoluta nuk ka "asnjë shans", siç u shpreh ai, në KS të OKB-së.

Shumica e votave në KS për rezolutën e pasigurt

Sidoqoftë vazhdon të mbetet e hapur, nëse Uashingtoni do të sigurojë me të vërtetë një shumicë votash në KS të OKB-së. Besohet se fuqitë me të drejtë vetoje mbështesin SHBA, Brazili dhe Turqia duan të votojnë kundër. Projekti i rezolutës parashikon ndër të tjera që të bllokohen llogaritë bankare të Gardave Revolucionare në botën e jashtme si dhe që të vendosen kufizime udhëtimi për funksionarët e organizatave paraushtarake.

Autor: Ulrich Pick/Auron Dodi
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 20.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NScA
  • Data 20.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NScA