1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ankaraja tërheq ligjin për autorët e krimeve seksuale

Që të hënën, Turqia sinjalizoi se do ta ndryshonte kursin. Kurse tani, amendimi i ligjit me sa duket zhduket në tryezë. Pas protestave të ashpra, propozimi u tërhoq për konsultime të reja në komisionin përkatës.

Protesta në Ankara kundër faljes së autorëve të krimeve seksuale

Protesta në Ankara kundër faljes së autorëve të krimeve seksuale

AKP, parti në pushtet në Turqi e tërhoqi në Parlament një ndryshim të ligjit për autorët e krimeve seksuale, që pati ngjallur shumë debate. Projekti parashikonte që autorët e krimeve seksuale, në kushte të caktuara të mos përndiqeshin penalisht. Pas protestave të ashpra, propozimi do të tërhiqet për një proces të ri konsultimesh në komisionin përkatës, tha në Stamboll kryeministri dhe shefi i AKP-së,  Binali Yildirim. Së bashku me opozitën në parlament dhe me grupe të tjera shoqërore, amendamenti për ligjin do të zhvillohet edhe më tej, tha ai.

Për projektligjin fillimisht qe parashikuar që Parlamenti të votonte që këtë të martë. Projektligji parashikonte në formën e tanishme mospërndjekje penale për sulme seksuale ndaj të miturve, për shembull në rastet kur dorasi martohej me viktimën dhe kur shpërdorimi seksual kryhej pa "dhunë, kërcënim ose ndonjë formë tjetër detyrimi."

Qindra mijëra vetë protestuan

Sipas paraqitjes së qeverisë së AKP-së, ligji synonte të zgjidhte probleme juridike në rastet e martesave me fëmijë. Martesat me të mitur "për fat të keq janë një realitet" në vend, pati theksuar ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag. Kur në këto martesa lind një fëmijë, mjeku informon prokurorin, burri përfundon në burg dhe familja e tij ndodhet në vështirësi, tha ai.

Por projektligji pati shkaktuar megjithatë protesta përtej kufijve partiakë. Një peticion në internet e nënshkruan mbi 730.000 vetë. Në Stamboll në fundjavë demonstruan disa mijëra vetë kundër reformimit të së drejtës penale. Edhe organizata të të drejtave të njeriut dhe Kombet e Bashkuara u shprehën të shqetësuara për projektin. 

Mosha më e vogël për lejimin e martesave në Turqi është 18 vjeç. Me aprovimin e prindërve, martesa mund të kryhet që në moshën 17 vjeçare, në raste të veçanta dhe me aprovimin e gjykatave që në moshën 16 vjeçare. Por veçanërisht në Lindje të vendit, mosha e martesës është nën kufirin minimal.