1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ankaraja "e hapur" për dorëzimin e të dyshuarve

Shpesh, të dyshuar në raste kriminale gjermano-turke largohen në Turqi. Kjo ndodhi edhe në rastin më të fundit, pas vrasjes së një të riu në Berlin. A mund të risillen në Gjermani këta persona e të nxirren para gjyqit?

Varrimi i Jonny K.

Varrimi i Jonny K.

A mund të sillen në Gjermani dhe të nxirren para gjyqit të dyshuar kryesorë për akte penale, të cilët janë arratisur në Turqi?

Pas vrasjes së Jonny K. në Berlin Mitte në mes të tetorit, në Gjermani u rindez një debat për dorëzimin e të dyshuarit kryesor Onur U. nga Turqia në Gjermani. Sepse pak pasi bëri rrahjen vdekjeprurëse, Onur U. pati udhëtuar për në Turqi. Megjithëse Turqia në të kaluarën në raste të ngjashme nuk i dorëzonte në Gjermani të akuzuarit, këtë herë nuk përjashtohet dorëzimi.

Homologu i saj turk, Sadullah Ergin është i hapur në këtë çështje, tha Ministrja Federale e Drejtësisë, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger (FDP) të premten (02.11.) në përfundim të bisedimeve katërditore në Turqi. Ergini gjithsesi nuk qe tërhequr në pikëpamjen, se në rastin e të dyshuarit kemi të bëjmë me një nënshtetas turk, i cili nuk ka pse t'u interesojë autoriteteve gjermane.

Pikërisht ky argumentim ka penguar në vitet e kaluara disa herë dorëzimin e të dyshuarve si kryerës të akteve penale në Gjermani. Turqia ndjek parimin ndërkombëtar, se qytetarët e vendit tënd nuk i dorëzohen një kombi tjetër.

Shumë pyetje presin përgjigje

Nëse edhe në rastin e Jonny K. do të veprohet në të njëjtën mënyrë, kjo nuk mund të parashikohet tani. I dyshuari kryesor, Onur U. me sa duket vazhdon të qendrojë në Turqi. Përmes gazetës "Bild" ai u bëri të ditur autoriteteve gjermane se nuk është arratisur, por se kishte udhëtuar me të atin në Izmir, për shkak të një pronësie toke. Ai do t'u dorëzohet autoriteteve gjermane.

Dorëzimi i të dyshuarve nga Turqia - mundur. Ministrja gjermane e drejtësisë, S. L. -Schnarrenberger

Dorëzimi i të dyshuarve nga Turqia - i mundur. Ministrja gjermane e drejtësisë, S. L. -Schnarrenberger

Nëse ai nuk do ta bëjë këtë gjë, megjithë deklaratën, në rend të ditës vjen çështja e dorëzimit. Meqenëse Onur U. krahas nënshtetësisë gjermane zotëron edhe atë turke, ky rast mund të komplikohet. Por qeveria turke ka premtuar që do ta shqyrtojë "hapur dhe në mënyrë konstruktive" një lutje për dorëzim nga Gjermania, tha Leutheusser-Schnarrenberger.

Përvoja të së shkuarës

Në të kaluarën disa raste kriminale gjermano-turke kanë ngjallur debate për një dorëzim - me rezultate të ndryshme. Edhe nëse Onur U. i dorëzohet në fund nga autoritetet turke Gjermanisë, autoritetet gjermane duhet të përgatiten për një procedurë të gjatë gjyqësore, që mund të zgjasë disa muaj. Kërkesat gjermane dhe dëshmitë për sigurimin e akuzave kundër Onur U. duhet t'i paraqiten Turqisë, në përkthime të noterizuara. Onur U. do të ketë mundësinë të shprehet për akuzat.