1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Anis Amri vritet në Milano

I dyshuari për sulmin në Berlin është vrarë në Itali, njofton Ansa.

Në Milano të Italisë është vrarë sot i dyshuari për sulmin në Berlin Anis Amri. Këtë lajm të agjencisë italiane të lajmeve Ansa, e ka konfirmuar ndërkohë edhe Ministria e Brendshme italiane. Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti konfirmoi se i vrari është identifikuar dhe ai është i dyshuari për sulmin në Berlin, Anis Amri.
Autoritetet italiane thonë se 24-vjeçari nga Tunizia, Anis Amri është vrarë nga policia gjatë shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri. Në njoftimet e para thuhet se Anis Amri është identifikuar gjatë një kontrolli të rregull të policisë.

Ai ka qëlluar i pari në drejtim të policisë me armë zjarri, por nuk ka të dhëna për pasoja të tjera në njerëz. Anis Amri ishte duke shkuar në këmbë kur policia ka kërkuar të identifikohet. Në vend të dokumenteve, ai ka nxerrë armët dhe ka qëlluar. Autoritetet gjermane thonë se menjëherë kanë kontaktuar autoritetet italiane dhe janë në fazën e shpjegimit të ngjarjes. Ministria e Brendshme italiane ka bërë të ditur se nuk ka persona të tjerë të vrarë apo plagosur. 

Autoritetet gjermane dyshojnë Anis Amrin për sulm në Berlin ku janë vrarë të paktën 12 persona dhe janë plagosur rreth 50. Në kamion janë gjetur dokumente me emrin e tij si dhe gjurmët e gishtërinjëve.