1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Angela Merkel - Si u bë ajo që është

Ajo ishte prototipi i politikanes që s'do arrinte të bëhej kurrë gjë: Sy me rrathë, me frizurë si të princit Valiant dhe garderobë për tu mishëruar. Angela Merkel nuk kishte në fakt asnjë shanc.

Angela Merkel viziton peshkatarët në Lobbe. Fushata elektorale 1990

Angela Merkel viziton peshkatarët në Lobbe. Fushata elektorale 1990

Asnjë homo politicus nuk është nënvlerësuar në historinë gjermane të pasluftës sa vajza e pastorit nga provinca e lindjes së Gjermanisë. Jo fort telegjene në pamje, me programatikë të pamjaftueshme, me pragmatizëm të tepruar, thuhet në lidhje me kancelaren gjermane.

"Angela Merkel merr vendimet, me anë të shifrave, të dhënave dhe fakteve", e karakterizon biografja e saj Jacqueline Boysen. Duke lënë mënjanë në një masë të madhe lidhjet ideologjike apo programatike edhe partinë e vet. Kjo atë nuk e ka dëmtuar, përkundrazi: "Vajza e Kohlit" është emancipuar në "Mami". Dhe për këtë ka arsye.

Angela Merkel, fotografi me klasën

Angela Merkel, fotografi me klasën

Fëmijëri dhe rini e lumtuar në shtetin e punëtorëve dhe fshatarëve

Fëmijëria ime ka qenë e lumtur", ka ttreguar një herë ajo vetë. Angela Kasner është vajza më e madhe e një pastori protestant fshati, për të cilin kishte rëndësi jo fanatizmi, por edukimi humanist. Në shkollë ajo është nën kontrollin e veçantë të nxënësve - si të gjithë fëmijët, që vijnë nga familje fetare. Që atëherë ajo duhet ta ketë mësuar të jetë e kujdesshme në komunikim me të tjerët.

Ajo shkëlqen sidomos në matematikë dhe rusisht, dhe studimin në fizikë në Lajpcig e përfundon me nota të shkëlqyera. Ndërsa është ende studente martohet me shokun e saj klasës Ulrich Merkel. Martesa prishet shpejt, mbiemrin ajo e mban.

Ajo ka pasur shumë herë të bëjë me shtetin policor të RDGJ: Që kur shkon për të kërkuar për herë të parë punë punëdhënësi i saj i ardhshëm, është i informuar se kur Merkel ka blerë xhinset e reja, se kur ka dëgjuar radion perëndimore. Sadoqë që ta kënë zemëruar këto përvoja me sigurimin, dëmtuar me të vertetë nuk e kanë. Merkel nuk ka qenë opozitare në RDGJ.

Nga ndryshimet demokratike deri te vajza e Kohlit

Më vonë ajo zbulon politikën, më shumë rastësisht se me plan: si zëvëndës zëdhënëse e kryeministrit të fundit të RDGJ-së Lothar de Maiziere 35 vjeçares i jepet shansi, të përdorë aftësitë e saj organizative. Pak më parë kishte hyrë në CDU, Partinë Kristiandemokrate. Deri në atë moment kishte qenë e zellshme, tani bëhet ambicioze: "Ajo kishte kujdes për vendin ku ndodhej", thotë de Maiziere.

Angela Merkel në Pragë, 1982

Angela Merkel në Pragë, 1982

Mandatin e parë parlamentar e merr falë Günther Krause-s, kryeministrit të landit Mecklenburg-Vorpommern. Krause duhet të kenë edhe ai, kujton Helmut Kohl në shënimet e tij, që e ka sjellë Merkelin si Ministre të grave dhe të rinjve. Ajo mbërrin në orbitën e pushtetit, por jo në një fushë, që do ta kishte për zemër, shkruan biografja e saj. Në qarqet politike në Bonn qarkullojnë fjalët se ajo e ka marrë postin, vetëm për arsye se ka qenë " e re, grua dhe nga lindja".

Disfatën e parë politike ajo e përjeton si kandidate për kryesinë e CDU-së në landin e Brandenburgut: Ajo humbet ndaj një politikani profesionist nga Lindja, njeriun që donte ta pengonte Helmut Kohl-i. Përvoja e saj e parë si vegël e Kohlit. Por në fund të 1991, Kohl e bën atë njërën nga zëvendëset e tij.

1994 Kohl e ngre atë në shkallën tjetër të karrierës: Merkel bëhet ministre për mjedisin dhe sigurinë e reaktorëve, një sektor i përshtatshëm për fizikanten.

Papritur ajo ndërron sekretarin e shtetit të paraardhësit të saj, dhe kërkon zëvendësin e saj. Në media ky veprim ngre dallgë të larta, si dëshmi e vetëbesimit të Merkelit. Edhe në çështjen e diskutueshme se si duhet vepruar me mbetjet radioaktive Merkel nuk pranon kompromis: Energjia bërthamore është e kontrollueshme dhe e vetmja alternativë. "Vajza e Kohlit" ka mbërritur në establishmentin politik perëndimor të dominuar nga meshkujt.

Angela Merkel 1992, Ministre e çështjeve të grave dhe të rinjve

Angela Merkel 1992, Ministre e çështjeve të grave dhe të rinjve

Karriera partiake

Kur në vitin 1998 Helmut Kohl humbet zgjedhjet parlamentare, CDU bie në gjendje shoku- me përjashtim të Angela Merkel. Ajo sheh një shans për ta forcuar vendin e saj në periudhën pas Kohlit. Wolfgang Schäuble, kryetari i ri i unionit e bën atë sekretare të përgjithshme.

Në fund të vitit 1999 bëhet e ditur se partia ka pranuar donacione të paligjshme. Wolfgang Schäuble dhe Helmut Kohl bien në qendër të hetimeve, janë të diskredituar. Merkel nga ana tjetër, e pangarkuar sepse vjen nga lindja, bëhet menaxhuese e krizës dhe më shumë në mënyrë aktive ajo inicion përmbysjen e kancelarit të vjetër.

"Helmut Kohli e ka dëmtuar partinë", shkruan ajo me 22 dhjetor 1999 në Frankfurter Allgemeine Zeitung. shkëputja e Merkelit nga tutori i saj është emancipimi i saj përfundimtar.

Pa pushtet e pa përvojë partiake por me bazën deri fare lart

Në prill 2000 Angela Merkel zgjidhet pasuese e Wolfgang Schäuble-s. Baza e çorientuar e partisë zbulon tek kryetarja e re e partisë shpresën e re. Ajo që Merkelit i mungon si përvojë, interpretohet si mosngarkesë nga e kaluara.

Zgjedhjet e vitit 2005 mjaftojnë vetëm për një koalicion të madhe me socialdemokratët, por Merkel është kancelare.

"Ajo i lëviz figurat në tabelëne shahut gjithmonë në atë mënyrë, që askush të mos mund t'i bëhet i rrezikshëm", vlerëson biografja Boysen. Kundërshtarët brenda partisë i lë të thyejnë zverkun, që prej dymbëdhjetë vjetësh si udhëheqëse e CDU, prej shtatë vjetësh si kancelare. Prijësat e fuqishëm në lande si Roland Koch (në Hessen), Christian Wulff (në Saksoninë e Poshtme), apo Jürgen Rüttgers (Në Renaninë Veriore Vestfali) ose dalin vetë politikisht nga loja, ose integrohen nga mami. Eksperti i ekonomisë Friedrich Merz, dikur ylli rinor i grupit parlamentar, i kthen i nervozuar kurrizin politikës. Të tjerët Merkel i lë thjesht të ngrenë zërin dhe vetë ia del të veprojë, pa bërë zë.

Helmut Kohl dhe Angela Merkel 2000

Helmut Kohl dhe Angela Merkel 2000

Kancelarja e euros

Që prej vitit 2008 kancelarja gjermane është e kërkuar si menaxhuese e krizës ndërkombëtare. Në koalicionin e madhe qeveritar ajo vendos për një ombrellë për shpëtimin e bankave gjermane. Që kur Greqia është dobësuar, ajo përpiqet së bashku me presidentin francez Nicolas Sarkozy, të shpëtojë euron.

Pragmatizmi është për gjithçka edhe sot. Qëndrimet e gabuara Angela Merkel është në gjendje t'i rishikojë. Pas katastrofës bërthamore të Fukushimës nga mbështetëse e energjisë bërthamore ajo kthehet në ithare të braktisjes së saj.

"Ne duhet t'i shqyrtojmë të gjitha pyetjet e vjetra dhe të gjejmë të reja", thotë ajo në nëntor gjatë kongresit të kristiandemokratëve. Që është në gjendje të udhëheqë, këtë e ka dëshmuar- vetëm se ku, pyesin veten shumë në CDU. Si "shpirti" i partisë konservatore kristiane Angela Merkel nuk shihet as sot e kësaj dite.

Autor: Volker Wagener/Angjelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama