1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Angela Merkel sërish kancelare e Gjermanisë

Angela Merkel u rizgjodh nga Bundestagu në postin e kancelares. Në mandatin e dytë ajo është në krye të koalicionit mes kristiandemokratëve/kristiansocialëve dhe libëralëve. Si e nisi karrierën politike Anegla Merkel?

default

Kancelarja Angela Merkel pas rizgjedhjes nga Bundestagu, Berlin më 28 tetor 2009

Në CDU hyri rastësisht. Por shumë shpejt do të pushtonte majat: në fillim kreun e partisë, më pas postin më të rëndësishëm të vendit. Unioni Kristiandemokrat (CDU) i RDGJ-së ishte një vend ku mblidheshin të gjithë njerëzit me orientim të krishterë e që, në njërën anë nuk donin të hynin në partinë ateiste shtetërore Bashkimi Socialist i Gjermanisë (SED) dhe në anën tjetër, donin të angazhoheshin në kuadër të sistemit. Angela Merkel, e bija e një prifti, nuk ishte nga këta njerëz. Ajo zgjodhi rrugën e shkencës, doktoroi në fizikë dhe politikës kishte vendosur t‘i qëndronte larg, deri në vjeshtën e vitit 1989, kur filluan transformimet politike.

„Kthesa Demokratike“ njëri nga grupimet e shumta opozitare të asaj kohe, që mbështeteshin nga kisha evangjeliste kishte marrë si dhuratë një kompjuter dhe kërkonte dikë që dinte ta përdorte. Merkel u tregua e gatshme të ndihmonte dhe pak kohë më vonë ajo do të bëhej zëdhënëse e grupit të vogël. Kur mbas zgjedhjeve të para të lira të RDGJ-së, në mars të vitit 1990, „Kthesa Demokratike“ do të bëhej pjesë e koalicionit qeveritar me në krye politikanin e CDU-së, Lothar de Maiziere, ajo u bë zëdhënësja e dytë e qeverisë. Pak më vonë „Kthesa Demokratike“ u bë pjesë e CDU-së lindore. Kështu edhe Angela Merkel përfundoi në CDU.

Merkel Galerie Bild1

Ish-kancelari Helmut Kohl dhe zëvendësja e rizgjedhur e tij Angela Merkel në kongresin e CDU-së më 16.12.1991 në Pallatin e Kulturës në Drezden.

„Vajza“ e Helmut Kohl-it

Në zgjedhjet e para për Parlamentin Federal (Bundestag) të Gjermanisë së bashkuar, më 2 dhjetor 1990, Merkel do ta fitonte me shumë lehtësi mandatin e drejtpërdrejtë si deputete e një zone elektorale në landin Mecklenburg Vorpommern, në verilindje të Gjermanisë. Kur kancelari i asaj kohe, Helmut Kohl, po kërkonte një politikane gjermano-lindore për ta bërë ministre të grave dhe të rinjve, de Maiziere dhe politikanë të tjerë e këshilluan të merrte Angela Merkel-in.

Mësimi që nxori Merkel nga kjo përvojë, me sa duket, ishte që të mos pozicionohet hapur. Gjatë periudhës së koalicionit të madh, e kushtëzuar edhe nga partia bashkë-qeverisëse, ajo vazhdimisht është përpjekur të mbajë distancë ndaj shoqatave ekonomike, por pa kaluar në anën tjetër. Problemet u mundua t'i zgjidhte me pragmatizëm, në varësi të rastit konkret. Meqenëse edhe në parketin ndërkombëtar ajo zuri vend më shumë se ç'kishte paramenduar shumëkush, Merkel arriti të fitonte shumë pikë dhe të bëhej një nga politikanet më të preferuara nëpër anketime.

Tani ajo fitoi votëbesimin e Bundestagut për të drejtuar qeverinë e re të koalicionit të përbërë nga kristiandemokratët/kristiansocialët dhe libëralët

Autor: Peter Stützle / Anila Shuka

Redaktoi : Vilma Filaj-Ballvora

DW.COM

  • Data 28.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KHZo
  • Data 28.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KHZo