1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Angela Merkel: Perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit në BE mbetet

Me vendimin e Britanisë së Madhe nuk ka ndryshuar asgjë, tha kancelarja Merkel. Brexit-it nuk ndikon tek perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit në BE.

Pavarësisht votës britanike për daljen nga Bashkimi Evropian Kancelarja Angela Merkel vazhdon t'u ofrojë vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit në BE.

"Me vendimin e Britanisë së Madhe nuk ka ndryshuar asgjë. Këto vende nuk kanë pse të kenë frikë ", tha Merkel të hënën në kuadër të konferencës për Ballkanin Perëndimor në Paris. "Fjala është natyrisht për kushtet që ato duhet të përmbushin për ta çuar përpara procesin e pranimit." Në këtë drejtim secili vend ka arritur në një stad tjetër.

Në Konferencën III për Ballkanin Perëndimor u themelua një rrjet rinor rajonal si dhe u diskutua gjithashtu dhe për luftën kundër terrorizmit dhe situatën e refugjatëve.