1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Angazhimi gjerman në Afganistan

Shtypi gjerman i kushton vëmendje debatit të ndezur në Gjermani pas kërkesës amerikane dhe asaj të NATO-s për dërgimin e trupave gjermane në jug të Afganistanit, aty ku zhvillohen luftime.

default

Trupa e ndërhyrjes së shpejtë në Afganistan

" Landeszeitung" shtron pyetjen:

"Do të bëhet Afganistani varreza e një superfuqie? Bashkimi Sovjetik me invazionin e tij në Hindukush u dobësua dhe demoralizua aq shumë , saqë pas kësaj erdhi shpërbërja. Ka mundësi që në këtë vend të varroset edhe bashkëpunimi i NATO-s. Fushata e perëndimit në Afganistan po çalon. Fajësimet e trupave anglosaksone që luftojnë në jug dhe kërkesa që Berlini të dërgojë trupa në jug po provojnë paaftësinë e Aleancës Atlantike për qëndrim të përbashkët. NATO duhet të përkufizojë edhe njëherë rolin e saj. Duhet vërtetë që Aleanca të sigurojë dominancën e Sheteteve të Bashkuara? Apo duhet që NATO të mbrojë vlerat që i ngrenë lart anëtarët e saj. Në rastin e fundit NATO ka nevojë për koncepte si edhe si të koordinohen mjetet ushtarake dhe civile përfshi edhe Afganistanin.

Ndërsa " Financial Times Deutschland" e shikon kërkesën për zgjerimin e angazhimit gjerman në Afganistan në një kuadër më të gjerë, në atë evropian.

"Po qe se Franca e ka seriozisht dhe dërgon ushtarë në jug të Afganistanit, atëherë do të ngushtohet së tepërmi hapësira e veprimit të qeverisë gjermane. Qëndrimi i deritanishëm që Bundesveri duhet të angazhohet vetëm në Veriun e qetë nuk mund të rezistojë gjatë nëse një ditë vjen kërkesa për ndihmë nga Parisi."

  • Data 04.02.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D1mg
  • Data 04.02.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D1mg