1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Angazhimet kunër diskriminimit në Maqedoni

Sipas ligjit kundër diskriminimit, në Maqedoni është në kostituim e sipër komisioni përkatës. Komisioni duhet të fillojë punën nga janari i vitit të ardhshëm dhe paraqet një mekanizëm të rëndësishëmëm.

default

Stop diskriminimit!

Ligji i ri për të parandaluar llojet e ndryshme të diskriminimit në Maqedoni duhet të ofrojë mbrojtjen institucionale të qytetarëve dhe ndërtimin e vetëdijes publike kundër diskriminimit. Kështu u tha në Forumin për mbrojtjen nga diskriminimi organizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, OJQ-ja “ Hëna” nga Gostivari dhe Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik të Universitetit shtetëror në Tetovë.

"Diskriminimit etnik - dominant"

"As Marrëveshja e Ohrit nuk i parashikon të drejtat e plota të shqiptarëve”, thotë profesoresha e këtij fakulteti, Fatmire Lumani, cila u përqëndrua në diskriminimin etnik dhe politik të shqiptarëve në Maqedoni. Ajo pohon se “të drejtat e shqiptarëve në krahasim me të kaluarën, janë avancuar por megjithatë, ende nuk është arritur barazia e plotë e shqiptarëve dhe se në një shtet demokratik të drejtat e njerëzve nuk duhet shikuar nga prizmi i përqindjes së popullsisë".
Kolegu i saj, profesor Agim Nuhiu, në të njëjtin kontekst, tha: "Përkundër miratimit të ligjit për mbrojtjen kundër diskriminimit, në Maqedoni ende ekziston ky fenomen. Por forma më dominuese e diskriminimit bazohet në përkatësi etnike, që vërehet në vendimet për miratimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre në praktikë“.

"Romët nga Maqedonia nuk deportohen jashtë vendit, siç është rasti me romët në Francë, thotë Muhamet Toçi nga OJQ-ja rome, "Hëna". Por "për shkak të përkatësisë së tyre etnike, romët përjashtohen nga objektet publike – siç janë kafenetë, restorantet e pishinat".

NO FLASH Belgrad Proteste Roma

Romët diskriminohen gjithandej.

Drejtor i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Sasho Klekovski, vuri në diskutim një nga risitë thelbësore të ligjit – konstituimin e Komisionit, i cili duhet të përkujdeset edhe për zbatimin e ligjit: "Komisioni për mbrojtje kundër diskriminimit do të ketë funksione të rëndësishme: duhet të veprojë mbi ankesat dhe parashtersat e qytetarëve, duhet të ofrojë mbrojtje ligjore, si dhe të veprojë në ndërtimin e vetëdijes publike për diskriminimin. Ky komision duhet të konstituohet deri në janar të vitit 2010, kur edhe do të fillojë zbatimi i ligjit në fjalë“.

"Gruaja shqiptare në Maqedoni diskriminohet dyfish“

Në debatin e mbajtur në amfitetarin e Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës u dëgjuan edhe tone kritike në lidhje me diskriminimin gjinor.
"Pozita e gruas në jetën shoqëroro-politike është inferiore dhe e ndikuar nga fenomeni i diskriminimit. Përkundër faktit se ka ligje kundër diskriminimit gjinor, kjo dukuri ekziston në zbatimin e një sërë çështjesh kulturore, edukuese dhe sociale, si dhe marrëdhëniet e punës", u shpreh Dr. Fatmire Lumani duke shtuar se "gruaja shqiptare është e diskriminuar dy herë: edhe mbi baza etike dhe në baza të identitetit gjinor si një grua".

Symbolbild Gewalt gegen Frauen EU

BE dhe diskriminimi i gruas, nuk shkojnë së bashku...


Ylber Sela, profesor në Universitetin Shtulit në Tetovë, në debatin e këtij forumi vuri në dukje: "Respekti për liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe mbrojtja nga diskriminimi institucional është njëra nga sfidat para të cilës po qëndron Maqedonia në rrugën drejt integrimit të saj në BE. Por ajo ende nuk ka arritur konsolidim të plotë demokratik që të funksionojë si një shtet juridik, i cili do të ketë respektim të plotë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe qytetarit - pa dallim."


"Nuk është e garantuar pavarësia e Komisionit"

Deutsche Welle kërkoi mendimin edhe nga Mirjana Najçevska, eksperte për të drejtat e njeriut dhe profesor në Institutin për hulumtime Sociologjike, Politike dhe Ligjore në Shkup, lidhur me ligjin aktual kundër diskriminimit.
"Ligji për diskriminim në vetvete përmban një varg dobësishë që të krijojnë mosbesimin se ai me të vërtetë do të mund ta zgjidhë problemin. Komisioni i paraparë është i strukturuar në atë mënyrë, që nuk garanton pavarësinë dhe ndarjen nga ndikimi i faktorëve politikë. Ka edhe një element të çuditshëm në dispozitat kalimtare të ligjit, i cili nuk siguron harmonizimin e ligjeve të nacionaliteteve të tjera me këtë akt", shpjegon Najçevska. Sipas saj, në këtë moment, legjislativa maqedonase nuk siguron mbrojtje efektive kundër llojeve të ndryshme të diskriminimit.

Autor: Sveto Toevski/Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 27.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PNXq
  • Data 27.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PNXq