1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Angazhim në Mynih dhe në Berlin; Horst Zehofer kryetar i ri i CSU-së

Horst Zehofer, kryetar i ri i Partisë Kristiansociale CSU, lirohet nga detyra e ministrit gjerman të mbrojtjes së konsumatorit. Të hënën ai zgjidhet edhe si kryeministër i Bavarisë.

default

Kryetari i ri i CSU-së, ministri kombëtar i bujqësisë Horst Zehofer dhe ish-kryeministri bavarez Edmund Shtoiber gjatë kongresit të jashtëzakonshëm të CSU-së.

CSU-ja bavareze ka një kryetar të ri. Katër javë pas katastrofës në zgjedhjet për parlamentin e landit kongresi i jashtëzakonshëm në Mynih zgjodhi si pasardhës të Ervin Huberit me 90,3 për qind të votave ministrin aktual gjerman të bujqësisë Horst Zehofer. Zehofer duhet ta kthejë partinë konservatore motër të CDU-së së Angela Merkelit në fuqinë e saj të mëparshme. Zehofer kujtoi unitetin e kristiansocialëve. Mund të arrihen përsëri 60 për qind nga CSU-ja në Bavari, tha ai. Në zgjedhjet për parlamentin e landit në fund të shtatorit CSU-ja mori vetëm 43 për qind të votave.

Delegatët vazhdojnë të këndojnë këngët e vjetra, por pak gjëra kanë mbetur tek CSU-ja siç kanë qenë. Sepse marrëveshja e koalicionit me liberalët, të cilën miratuan këtu anëtarët e CSU-së, vulos humbjen e pushtetit të partisë së tyre në Bavari. Sigurioa e brendshme, pozicioni i martesës së burrit me gruan: pikërisht në temat e zemrës për CSU-në konservatore do të ketë ndryshime në të ardhmen në Bavari. Të ashtuquajturat kontrolle onlain, gjatë të cilave hetuesit hyjnë fshehurazi në banesë për të përgjuar kompjuterin e një të dyshuari, do të ndalohen. Edhe bashkëjetesa e së njëjtës gjini do të lejohet të regjistrohet në të ardhmen në gjendjen civile edhe në Bavari. Këtë e kanë arritur në negociata liberalët. Kryetari i ri Horst Zehofer bëri reklamë për koalicionin në kongres, të paktën si zgjedhje e përkohshme.


"Dua që nga dita e sotme të fillojmë të punojmë në mënyrë të tillë që koalicionet në Bavari të kenë qenë ngjarje të veçuara. Që në një të ardhme të afërt të mund të themi: Bashkimi Kristiansocial është rikthyer."


Një shumicë e madhe e delegatëve votoi për marrëveshjen e koalicionit, më shumë se 90 për qind votuan për Zehoferin. Një rezultat jo i keq. Megjithatë: CSU-ja gjendet ende nën shokun e humbjeve të rënda në zgjedhjetpër parlamentin e landit. Të qenët partia e fundit e vërtetë popullore në Evropë, ky ishte gjithnjë imazhi i saj për vetveten. Tani për arsye të humbjes së pushtetit në Bavari CSU-ja duhet të ketë frikë prehj humbjes së pushtetit edhe në Berlin. Deri tani pak gjëra ndodhnin në qeveri kundër vullnetit të deputetëve të CSU-së në parlamentin kombëtar, për shembull në reformën e taksës së trashëgimisë. Bashkë me partinë e saj motër, CDU-në e Angela Merkelit, ajo përbën një fraksion parlamentar, në të cilin CSU-ja ka pasur gjithmonë një roll të veçantë. Këtë Zehoferi nuk do ta dorëzojë.


"Ndoshta vendi im i punës është në të ardhmen Mynihu, por fuqia ime luftarake do të shtrihet deri në Berlin, këtë e premtoj, zonja dhe zotërinj."


Do të ndjekim një kurs më të ashpër kundër partisë motër CDU, tha Zehofer, në mënyrë që në Berlin të dallohet përsëri që në qeveri ka tre partnerë koalicioni: SPD, CDU dhe CSU. Në rrethin e fajësimeve për dështimin në zgjedhjet bavareze u përfshi Partia CDU, por edhe ish-kryetari i partisë dhe i qeverisë Edmund Shtoiber.

  • Data 27.10.2008
  • Autor Peter Hille
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fgp7
  • Data 27.10.2008
  • Autor Peter Hille
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fgp7