Analizohet mosdalja e zgjedhësve shqiptarë në votimet presidenciale | Ballkani | DW | 14.04.2009
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Analizohet mosdalja e zgjedhësve shqiptarë në votimet presidenciale

Ramadani: Shqiptarët nuk duhet të jenë në asnjë mënyrë indiferentë, por duhet të ushtrojnë presion edhe tek ato subjekte që janë pjesë e koalicionit qeveritar edhe tek partitë opozitare.

default

Pamje nga dita e balotazhit presidencial në Maqedoni.

Në analizat paselekotrale për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni analistët politikë vlerësojnë, se bojkoti i heshtur i elektoratit shqiptar ka të bëjë me mungesën e ofertave për zgjidhje konkrete nga politikanët konkurrues. Mosdalja e zgjedhësve shqiptarë në votimet për presidentin e ri të vendit është një mesazh edhe për elitën politike shqiptare në Maqedoni. Sipas profesorit universitar Rizvan Sulejmani, elitat politike duhet të reflektojnë kërkesat e elektoratit e jo ato personale.


Elektorati shqiptar u jep leksione partive politike


Një nga befasitë më të mëdha në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni sipas analistëve politikë ka qenë bojkoti i heshtur i elektoratit shqiptar i manifestuar me mosdalje për të votuar presidentin e ardhshëm të vendit. Kjo befasi fiton edhe më shumë në peshë kur dihet fakti se partia shqiptare në pushtet BDI pati bërë thirje publike për të mbështetur kandidaturën e Gjergje Ivanovit. Sipas analizave paszgjedhore, elektorati shqiptar i ka dhënë një mesazh të qartë presidentit të shtetit se çfarë dëshiron ai.


“Shqiptarët nuk i harojnë ata që kanë vepruar kundër tyre. Ivanovi është në mesin e atyre që e kanë ndërtuar karrierën e tyre të vobektë politike me tezat kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe decentralizimit të Maqedonisë në favor të shqiptarëve.“ - thotë Ismail Sinani, analist politik.


Pa oferta konkrete, mungon përkrahja


Presionin që nuk e bëjnë subjektet politike shqiptare në mënyrë të sukseshme po e bën vetë elektorati, vlerëson Ismet Ramadani, nënkryetar i Klubit Veriatlantik të Maqedonisë.


“Shqiptarët nuk duhet të jenë në asnjë mënyrë indiferentë, por duhet të ushtrojnë presion edhe tek ato subjekte që janë pjesë e koalicionit qeveritar edhe tek partitë opozitare“.


Gjithnjë sipas Ramadanit, tek elektorati shqiptar është ngritur vetëdija politike kështu që edhe partia në pushtet vështirë se mund të ndikojë mbi të siç ishte rasti për mbështetjen e një kandidati maqedonas për president shteti.


Profesori universitar Rizvan Sulejmani është i mendimit se kandidatët e ardhshëm presidencialë nuk duhet të kërkojnë mbështetje të partive politike shqiptare por duhet t'i ofrojne vetë elektoratit diçka konkrete.


“Duhet ulur me shqiptarët, e theksoj me elektoratin e jo me liderët politikë, duhet marrë mendimi i tyre, sepse ata e thanë mendimin me abstenim me mosdeklarim për programet e ofruara zgjedhore“.


Elektorati shqiptar u dha sinjal edhe liderëve të tij politikë se askush nuk mund të llogarrisë më me kreditë e tij pa rezervë nëse nuk bëhet ndonjë ofertë konkrete. Elita politike shqiptare duhet ti rrezatojë kërkesat e elektoratit e jo kërkesat personale, vlerëson Rizvan Sulejmani.


Po integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, krahas vlerësimeve pozitive të bojkotit të heshtur të elektoratit shqiptar nga ana e analistëve politikë, në takimin e realizuar me presidentin e ri Gjorgje Ivanov është shprehur se:


“Ivanovi do të ketë përkrahjen e plotë të BDI-së për çështjet madhore të cilat e presin vendin tonë drejt zgjidhjes së shumë çështjeve siç janë integrimi i Maqedonisë në NATO dhe fillimi i bisedimeve për anëtarsimin e vendit në BE.“

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 14.04.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HWqW
  • Data 14.04.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HWqW