1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Analistët kosovarë: Të mos shtyhet gjatë zgjedhja e presidentit të ri

Analistët kosovarë mendojnë se stabiliteti institucional në Kosovë nuk mund të jetë gjatë i qëndrueshëm nëse shumë shpejtë parlamenti nuk e zgjedhë presidentin e ri të Kosovës

Fatmir Sejdiu largohet nga konferenca e shtypit pas dhënies së dorëheqjes nga posti i presidentit

Fatmir Sejdiu largohet nga konferenca e shtypit pas dhënies së dorëheqjes nga posti i presidentit

Dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit të Kosovës, nuk ka shkaktuar krizë institucionale në aspektin kushtetues, mirëpo, krizë mund të thuhet se ka në aspektin politik. Kështu mendojnë disa nga analistët e pavarur kosovar. Ramush Tahiri analist politik, thotë për DW-në se shqetësues është fakti që presidenti dha dorëheqje para medieve, ndërsa, kryetari i kuvendit poashtu para medieve u deklarua se merr përsipër ushtrimin e detyrës së presidentit ashtu siç e parasheh kushtetuta. Ramush Tahiri, thotë se parlamenti duhet të mblidhet urgjentisht.

Në foto, Ramush Tahiri

Në foto, Ramush Tahiri

“Për t'i dhënë një legjitimitet dhe legalitet gjithë kësaj, unë mendojë se parlamenti urgjentisht duhet të mblidhet, sepse në parlament më herët kanë kaluar të gjitha këto procedura dhe edhe tash parlamenti duhet të miratojë dorëheqjen e Fatmir Sejdiut dhe poashtu ta miratojë ushtrimin e detyrës së presidentit nga ana e kryetarit të paramentit”, thotë Ramush Tahiri.

Sipas Ramush Tahirit, tash e më shumë se dy vjetë ekziston një marrëveshje e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së dhe nuk duhet vonuar edhe me një seancë tjetër për ta zgjedhur presidentin e ri.

“Është e vërtetë që posti i presidentit i takon LDK-së dhe kjo parti duhet ta propozojë kandidatin e ri dhe të shkojë në kuvend me një votim formal, sepse kolaicioni qeverisës i ka votat në kuvend. Mirëpo, zgjedhja e presidentit të ri nuk duhet të shtyhet më shumë se dy javë”, thotë Ramush Tahiri.

Dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit, ndodhi vetëm pak kohë para së Kosova dhe Serbia të fillojnë bisedimet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Presidenti i Kosovës gjatë negociatave të mëhershme me Serbinë për statusin e Kosovës, vazhdimisht e ka udhëhequr delegacionin kosovar. Analisti tjetër Driton Lajqi, thotë për progamin tonë se pa një president të ri që do të vijë nga LDK-së, nuk mund të fillojnë bisedimet me Serbinë.

Në foto, Driton Lajqi

Në foto, Driton Lajqi

“Kosova tash për tash nuk mund të përfaqësohet pa koncensusin dhe pa pjesmarrjen e LDK-së në ekipin negociator dhe kjo padyshim se do të ndikojë në shpejtësinë e bisedave me Serbinë, sepse në bisedimet me Serbinë nuk mund të hyjë e vetme PDK-së e cila udhëheqë me qeverinë dhe kryeministri Hashim Thaçi”, thotë Driton Lajqi.

Tash për tash akoma nuk ka parlajmërime nga Kuvendi i Kosovës dhe partnerët e koalicionit se kur mund të ketë një seancë parlamentare për ta zgjedhur presidentin e ri të Kosovës. Në bazë të kushtetutës, kryetari i kuvendit mund ta ushtrojë postin e presidentit të vendit deri në gjashtë muaj, mirëpo sipas analistëve ushtruesi i detyrës së presidentit e ka të pamundur fizikisht që ta ushtrojë këtë post dhe të jetë funksional ashtu siç duhet të jetë institucioni i presidentit të Kosovës.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM

  • Data 28.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PP8N
  • Data 28.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PP8N