1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Anëtaret e fundit të BE-së festojnë jubiletë - Rumania dhe Bullgaria bëjnë bilancet

Bullgaria dhe Rumania u bënë para pesë vjetësh anëtare të Bashkimit Europian. Por cilat janë zhvillimet që shoqërojnë këto vende në të përditshmen e tyre në BE? Cilat janë problemet që nuk mundën ato ti tejkalojnë?

Pamje simbolike e zgjerimit të BE-së me Bullgarinë dhe Rumaninë

Pamje simbolike e zgjerimit të BE-së me Bullgarinë dhe Rumaninë

Avantazhet në letër janë të padiskutueshme. Përmes anëtarësimit në BE bullgarët dhe rumunët u bënë brenda natës pjesë e një zone të paqes, mirëqënies, sigurisë dhe stabilitetit. Pesë vjet pas pranimit megjithatë në vendet më të reja të BE ngazëllimi i parë ka kaluar. BE me sa duket nuk është bërë garant i një jete më të mirë. Bullgaria është vendi më i varfër i BE dhe i fundit përsa i përket pagave, pensioneve, produktivitetit të punës dhe efikasitetit të energjisë. Përveç kësaj shteti merr vlerësime jo të mira përsa i përket reformës në drejtësi, administrimit të subvencioneve dhe luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të qënieve njërëzore. Edhe mangësitë në mbrojtjen e fëmijëve diskutohen rregullisht në Bruksel.

Që prej anëtarësimit në vitin 2007 Brukseli ka tërhequr vazhdimisht vemendjen për deficitet e mëdha në Bullgari duke patur edhe aprovim në Sofje. Antoaneta Pramatarova, ish ambasadore e Bullgarisë në Bruksel, sheh në rradhë të parë në sistemin e gjyqësor mangësi. "Proceset gjyqësore kundër kriminalitetit të organizuar hiqen zvarrë me vite. Këtu kemi një rrugë të gjatë para vetes."  

Kritikë nga Brukseli dhe Berlini

Jose Manuel Barroso, Presidenti i Komisionit Europian mbi korrupsionin në Bullgari dhe Rumani

Jose Manuel Barroso, Presidenti i Komisionit Europian mbi korrupsionin në Bullgari dhe Rumani

I parë nga këndvështrimi i sotëm shumë bullgarë janë të mendimit, se vendi i tyre me 1 janar 2007 u pranua në BE si "anëtar i klasës së dytë" dhe ata i referohen pengesave të mëdha në lëvizjen e lirë në tregun evropian të punës. Edhe futja e monedhës së euros nuk duket akoma në horizont. shumë e pakëndshme ka qenë për vendin e vogël të Ballkanit, kur në verën e vitit 2008 kryetari i Komisionit të BE José Manuel Barroso bllokoi ndihmat e  BE në vlerë prej 220 milionë eurosh, pasi Sofia ishte kapur në mënyrë të përsëritur në abuzimin me fonde. Apeli urgjent i Barrosos ishte se "korrupsioni në nivelet e larta të pushtetit dhe kriminaliteti i organizuar nuk kanë vend në BE dhe nuk tolerohen."

Me fjalë të qarta diagnoza ishte: Shumë korrupsion dhe shumë pak luftë të shtetit kundër tij. Por linja e ashpër e Brukseli nuk gjen pëlqim kudo në Evropë. Ish ministri i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gernot Erler, nuk ka iluzione në lidhje me pasojat e kësaj politike. Bllokimi i fondeve do të prekë në fund popullsinë e thjeshtë bullgare, që ushqejnë me to familjet, kritikon ai. "Dhe kjo është një tragjedi për këtë vend. Por ndoshta po kaq i dëmshëm është humbja e prestigjit, që ndodh në këtë rast."

Fondet e financimit nuk preken

Grenze Bulgarien Rumänien

Kufiri mes Bullgarisë dhe Rumanisë

Në parlamentin Europian ka deri sot deputetë, që nuk e quajnë Bullgarinë dhe Rumaninë të aftë për pranim në BE. Në rastin e pranimit të tetë milionë bullgarëve dhe 22 milionë rumunëve në BE për herë të parë është siguruar me kontrata ligjore. Kështu deri sot të dy vendet kontrollohen nga komisioni BE, në se respektojnë standartet evropiane. Por raportet kritike të Brukselit nuk kanë pasoja, që t'i prekin politikanët vendorë. Edhe kërcënimi me masa ndëshkuese, si bllokimi i fondeve të BE, nuk e kanë arritur deri tani qëllimin. Kështu Rumania nuk është në gjendje, të tërheqë deri në vitin 2013, ndihmën e BE me vlerë prej 19 miliardë eurosh, që i takon.

Ky sigurisht nuk mund të jetë faji i BE, mendon ish kryeministri rumun, Adrian Nastase. Përfundimi me sukses i negociatave për pranimin në BE në vitin 2004 ka ndodhur gjatë mandatit të tij. Por sipas Nastase janë nevojitur përpjekje të mëdha politike për të nxjerrë vendin e tij nga "zona ndërmjet  Rusisë dhe BE". "Rumania", thotë ai, "është përpjekur më shumë për arsye strategjike të bëhet anëtar i BE, se sa mund ta ketë dashur BE."

S'ka Evropë pa Evropën Juglindore

Shumica e politikanëve rumunë janë të bindur, se një projekt evropian do të ishte i paplotë pa shtetet e Evropës Juglindore. Cristian Preda i partisë konservatore liberalo-demokratike është deputet në parlamentin Evropian. Për të do të ishte e paimagjinueshme në BE, ku bëjnë pjesë shumë vende ish komuniste, por jo Rumania dhe Bullgaria.

Kësaj i shtohet sipas Preda-s diskrepanca ndërmjet kushteve të jetesës të rumunëve dhe kushteteve mesatare të jetesës në BE. Nëse kjo diskrepancë është pasojë e një mentaliteti të caktuar, apo është mungesë e vullnetit të duhur politik? Për deputetin konservaor europian politika dhe zhvillimi në një shoqëri kanë të gërshetuara shumë me njëra-tjetrën. Prandaj është vështirë të parashikosh, se kur Rumania i arrin përfundimisht standartet evropiane në të gjitha fushat.

Autorë: E. Lilov / C. Ştefănescu/Angelina Verbica
Redaktoi: Mimoza Kelmendi