1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Anëtarësimi në BE objektiv prioritar i përbashkët i Tiranës dhe Shkupit

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Popovski gjatë qëndrimit të hënën (03.10.2011)në Shqipëri u përqëndrua në nevojën e intesifikimit të marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

default

Nikola Poposki, ministri i Jashtëm i Maqedonisë

Gjatë një takimi mes dy ministravë të jashtëm të Maqdonisë dhe Shqipërisë, Nikola Popovski dhe Edmond Haxhinasto, në Tiranë u bisedua për projektet e përbashkëta në fushën e ekonomisë, energjisë, infrastrukturës për të mundësuar një integrim ekonomik dypalësh, por edhe në kuadër të një tregu më të zgjeruar në Ballkanin Perëndimor.

Edmond Haxhinasto

Edmond Haxhinasto, ministri i Jashtëm i Shqipërisë

Në bisedime u fol edhe për konkretizimin e projekteve multimodale të Korridorit panevropian 8, lidhjet rrugore, lidhjen e sistemeve energjetike të interkonjuksionit 400 kilovolt, si dhe rrjetet e naftës dhe të gazit. Nikola Popovski e përshkroi si një urë bashkëpunimi mes dy vendeve komunitetin maqedonas në Shqipëri dhe atë shqiptar në Maqedoni. Ai ftoi të gjithë pjestarët e pakicës maqedonase në Shqipëri që të marrin pjesë në censusin që po zhvillohet nga fillimi i këtij muaji. Sipas tij "perspektivat europiane duhet të jenë pjesë e këtij procesi. Të dyja vendet i përkasin së njëjtës familje, ndajnë të njëjtat vlera dhe ne mundemi që të japin kontributin tonë që ky bashkëpunim të përparojë edhe më tej."

Mikëpritësi i tij, Edmond Haxhinasto, ministër i Jashtëm i Shqipërisë e konsideroi censusin 2011 si të bazuar në standartet më të mira evropiane. "Për ne nuk janë të rëndësishme përqindjet. Për ne janë të rëndësishme zbatimi i atyre të drejtave që çdo minoriteti i përkasin, që të jetojnë si qytetarë të barabartë, në një vend që është i sigurtë në rrugën për në BE."


Autor: Arben Muka

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora