1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Anëtarësimi i Kosovës në FMN një ndër lajmet më të mira që prej shpalljes së pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur sot në Prishtinë bindjen e tij se anëtarësimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, do të ndikojë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

default

Stema e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se anëtarësimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, është një ndër lajmet më të mira për vendin që prej shpalljes së pavarësisë. Sipas tij, anëtarësimi në këtë institucion financiar ndërkombëtar, pritet të ndikojë në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, e cila vazhdon të përballet me problemin e papunësisë së lartë.


“Si anëtar i FMN-së, shteti i Kosovës do të gëzojë një qasje edhe më të madhe në bashkëpunimin monetar global dhe në tregun ndërkombëtar. Me këtë vendim vijnë për shtetin e Kosovës mundësi më të mëdha, por edhe përgjegjësi shumë serioze. Përgjegjësia për të vazhduar me krijimin e vendeve të reja të punës, përgjegjësia për të ndërtuar një infrastrukturë moderne për zhvillim ekonomik, për të ndërtuar shkolla të reja dhe për të përmirësuar sektorin e bujqësisë”, tha kryeministri Thaçi.


Kosova tani duhet të përmbushë kriteret formale të antarësimit në FMN. Parlamenti duhet të miratojë ligjin për anëtarësim dhe marrëveshja pritet të nënshkruhet në muajin qershor, kur llogaritet edhe me përfundimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës edhe në Bankën Botërore.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 09.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hmqm
  • Data 09.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hmqm