1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Anëtarësim në kohë të vështirë - Kroacia anëtarja e 28-të e BE-së

Pas shtatë vitesh procesi i pranimit të Kroacisë në BE më në fund u mbyll.

Hyrja e Kroacisë në BE vjen në një kohë të vështirë për Bashkimin Evropian. BE-ja gjendet në mes të krizës më të keqe që ka përjetuar ndonjëherë, dhe dëshira për të përfshirë më shumë anëtarë, ka rënë në zero. Një pjesë e shtypit gjerman e vlerëson në mënyrë kritike e deri polemike anëtarësimin e Kroacisë,  si dëshmojnë dhe tituj të tillë: "Kush lejon dështakë të tjerë në BE", "Kroacia - varri i ardhshëm i miliardave" ose "Fëmija tjetër problematik quhet Kroaci". Ekziston frika se Kroacia do të bëhet si Greqia varr për paratë gjermane. Disa gazeta shkruajnë: Kroacia është në borxh, e korruptuar dhe e rrënuar nga papunësia e lartë.

Kritere më të rrepta se për Rumaninë apo Bullgarinë

Por Berlini zyrtar i sheh gjërat ndryshe. Nikolaus Graf Lambsdorff, përfaqësues për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme, është i sigurt se gabimet e së kaluarës nuk do të përsëriten. "Ky ishte procesi më i vështirë i aderimit, që duhet të kalonte një kandidat për anëtarësimin në BE. Kjo mënyrë do të përdoret në të ardhmen pra: Çdo kandidat tjetër do të përballet me të paktën të njëjtat kushte." - thotë Nikolaus Graf Lambsdorff.

Probleme të mëdha ekonomike, por cili vend nuk e ka të tilla?

Stefan Fuele und Zoran Milanovic

Stefan Füle dhe Zoran Milanovic

Ekonomikisht, BE-ja merr mbi vete me Kroacinë një barrë më tepër. Vendi është prej vitesh në një recesion, papunësia është rreth 20 për qind. Por edhe një numër i madh shtetesh që janë prej vitesh anëtare të BE-së kanë probleme të tilla, apo edhe më të mëdha. Aderimi i Kroacisë në BE nuk do ta bëjë atë të pasur brenda natës, por do ta vërë vendin përballë konkurrencës beson  kryeministri Zoran Milanoviç në bisedë me DW-në. "Unë jam i bindur se Kroacia do të përballet me të gjitha sfidat që nënkupton integrimi evropian dhe globalizim për një komb të vogël. Sepse kombet e vogla duhet të jetë të hapur. Bashkimi Evropian është një mundësi e madhe për Kroacinë ."

Qeveria kroate ka krijuar kushtet për anëtarësim, megjithatë gjendja ekonomike në vend është ende e dobët. Në një studim të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë gjermano-kroate të vitit 2012 Kroacia renditet e 11-ta  si vend për investime në Evropën Lindore, pas Sllovenisë dhe Serbisë. Po ashtu autorët kritikojnë mosefikasitetin e administratës publike dhe pasiguritë në sistemin ligjor.

Sipërmarrje nga industria e prodhimit janë të rralla në Kroaci. Që të jetë ekonomikisht e suksesshme qeveria kroate mbështet më shumë turizmin se sa industrinë.

Ndihmë për procesin e afrimit të vendeve të tjera të Ballkanit me BE-në

Nikolaus Graf Lambsdorff im Interview mit Srecko Matic (Deutsche Welle)

Nikolaus Graf Lambsdorff

BE mendon se Kroacia do të luajë një rol pozitiv dhe aktiv në procesin e afrimit të BE-së me të gjithë rajonin. Nikolaus Graf Lambsdorff, përfaqësues për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme, thotë:

"Unë shpresoj dhe se Kroacia nuk do t'i harrojë fqinjët e vet. Fqinji më i afërt është sigurisht Bosnja, ku jetojnë shumë kroatë, por kjo përfshin edhe Serbinë fqinjë. Procesi i afrimit të BE-së me të gjithë rajonin duhet të vazhdojë dhe shpresojmë se Kroacia do të luajë këtu një rol pozitiv dhe aktiv".

Vitet e ardhshme do të tregojë nëse Kroacia do ta përmbushë këtë rol.