1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Anëtarësim i plotë për palestinezët në UNESCO - SHBA ndërpresin kontributet

Kundër vullnetit të SHBA-së UNESCO pranoi palestinezët si anëtarë me të drejta të plota. Ndërsa palestinezët brohorisnin, SHBA ndërprenë kontributet e tyre për UNESCO-n.

Votimi në Paris

Votimi në Paris

Ovacione në këmbë nuk ka shpesh në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s në Paris. Të hënën (31.10.) të deleguarit u ngritën nga karriget, kur ministri i Jashtëm i palestinezëve Riad Maliki kërkoi përfshirjen e vendit të tij në Unesco. Dhe kur drejtuesja e takimit shpalli pastaj rezultatin e votimit, ngazëllimi nuk njihte kufij: „Zonja dhe zëtërinj konferenca e përgjithshme ka miratuar kërkesën e Palestinës për t'u pranuar në UNESCO.“

Më shumë se dy të tretat e deri tani 193 shteteve anëtare i dhanë palestinezëve mundësinë për një sukses të tillë historik. Sepse, sipas rregullores së UNESCO- vetëm shtetet mund të bëhen anëtare të plota të kësaj organizate të OKB-së. Nëse Palestina është tani një shtet apo jo, kjo është politikisht shumë e diskutueshme. Ambasadori palestinez në UNESCO, Elias Sanbar, ka argumentuar në mënyrë të përsëritur në këtë drejtim: "Kjo nuk ka të bëjë aspak me politikë simbolike. Kjo është për Palestinën një çështje shumë emocionale. Ne dalim nga ku ishim strukur dhe bëhemi të dukshëm përsëri."

Gjermania refuzon kërkesën palestineze

Ministri i Jashtëm palestinez, Riad al-Maliki (djathtas) dhe ambasadori palestinez në UNESCO, Elias Sanbar

Ministri i Jashtëm palestinez, Riad al-Maliki (djathtas) dhe ambasadori palestinez në UNESCO, Elias Sanbar



Sidomos kombet e mëdha e të rëndësishme nuk i kanë njohur ende si shtet autoritetet autonome. Përmes anëtarësisë në këtë organizatë ndërkombëtare palestinezët shpresojnë, si të thuash, të hyjnë nga dera e pasme e bashkësisë së shteteve. Në këtë kuadër Palestina ka kërkuar edhe pranimin në OKB. Kjo kërkesë është ende në diskutim, në nëntor do të merret vendimi. Prandaj edhe Gjermania ka votuar kundër anëtarësisë së palestinezëve në UNESCO. Nuk duhet dalë para OKB-së, thuhet nga Gjermania, edhe pse ajo mbështet qartë një shtet palestinez. Edhe i ngarkuari amerikan solli diskutimet në OKB si argument në UNESCO: "SHBA janë absolutisht kundër kësaj kerkese. Sepse Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton momentalisht për pranimin e Palestinës. Ne mendojmë se nuk është arsyeshme, që një nënorganizatë e OKB-së të marrë më parë këtu një vendim."

SHBA ndërpresin kontributet

Tani vendimi është marrë edhe kundër vendimit të SHBA-së. SHBA ndërpret tani kontributet për UNESCO-n. Këtë e kishin paralajmëruar. Edhe Izraeli nuk do të paguajë më. Kështu UNESCO duhet të heqë dorë nga një e katërta e të ardhurave. Kjo është e vështirë, por e kapërcyeshme mendon Agnes Levallois, një arabiste  franceze.

Mahmoud Abbas kërkon anëtarësimin në OKB

Mahmoud Abbas kërkon anëtarësimin në OKB

Ajo vë në dukje se SHBA e kanë bojkotuar UNESCO-n një herë për 20 vjet me rradhë: "Pagesat filluan të bëheshin përsëri para disa vjetësh. Unesco është mësuar me këto, nga SHBA nuk kanë ardhur para.  Por natyrsisht disa programe duhen ndërprerë."

Procesi i paqes në rrezik?

Pra vendimi i sotëm do të ketë pasoja në punën e UNESCOS. Por edhe më tej. Sepse për çudi edhe Franca e miratoi kërkesën e Palestinës, deri tani ishte menduar se do të abstenonte. Ambasadori izraelit ka njoftuar se vendet, që i kanë ndihmuar Palestinës për në UNESCO, nuk do të marrin pjesë në të ardhmen në procesin e paqes, pra as Franca. Me përfshirjen e Palestinës në UNESCO procesi i paqes me Izraelin pritet të bëhet më i vështirë dhe jo më i lehtë.

 Autor: Daniela Kahls/Angjelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama
 

DW.COM