1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Amnisti apo falje për Berluskonin?

Ndjekësit e Berluskonit flasin për "luftë civile" në qoftë se Berluskoni ndalohet të kandidojë për poste politike.

Berluskoni është mjeshtër i publikut, dhe shprehja "më mirë kur flitet keq për ty, se sa kur s'flitet fare" ka rezultuar e suksesshme për të. Dënimi për evazion fiskal e solli atë sërish në qëndër të vëmendjes. Dënimi për mashtrim fiskal nuk e goditi fortë Berluskonin: katër vitet burg reduktohen në një vit që konvertohet në arrest shtëpie apo punë në shërbim të komunitetit për shkak të moshës së Berluskonit. Meqë arresti i shtëpisë fillon në tetor ish-kryeministri ka kohë për të shkruar nëpër Itali dhe për t'ju drejtuar "besimtarëve" dhe mbështetësve të tij.

"Lufta Civile" si farsë

Fjalimi i Bondit në të cilin ai kërcënoi për një luftë civile, ndezi një stuhi protestash në twitter. Shumë kundërshtarë të PDL, partisë së Berluskonit, u tallën në twitter duke thënë se çfarë masash duheshin marrë për t'u përgatitur për një mundësi të tillë sam më mirë.

Lorenza Bonaccorsi e Partisë Demokratike (PD), kryetari i së cilës, Enrico Letta, është kryeministri i Italisë, i quajti fjalët e Bondit një "provokim të papranueshëm". Dhe deputeti dhe gazetari Pino Pisicchio lëshoi një paralajmërim: duke kujtuar se çfarë ka ndodhur në Republikën Gjermane të Vajmarit, ku shpesh ishin mbajtur zgjedhje, para se ajo të shembej përfundimisht nën Adolf Hitlerin, ai iu drejtua popullit me fjalët: Ju nuk duhet të "luani" me zjarrin dhe të rrezikoni demokracinë në Itali.

Amnisti ose falje?

Pas kësaj deklarate, ka pasur zëra se Presidentit Napolitano i është dërguar një kërkesë për faljen e dënimit për Berluskonin që do t'i mundësonte atij që ta vazhdojë karrierën e tij politike. Ekzistonte frika se PDL të japë dorëheqjen nga kabineti duke e çaur Italinë në një krizë politike. Por Berluskoni tha të shtunën se ai dhe PDL nuk janë "të papërgjegjshme" dhe se ai gjithmonë ka theksuar në mënyrë të qartë se "qeveria do të vazhdojë" dhe se ata do të vazhdojnë ta mbështesin atë.

Italien Enrico Letta wird als Ministerpräsident vereidigt

Enrico Letta

E përditshmja me prirje të majta "La Repubblica" njoftoi se një telefonatë e gjatë mes Berluskonit dhe Napolitanos rreth kërkesës për faljen e dënimit kishte qenë pa rezultat. Në vend të kësaj, Berluskoni thjesht e kishte siguruar kreun e shtetit se ai nuk ka ndërmend të rrezikojë qeverinë. Përveç kësaj, ai ndoshta kishte frikë se partia e tj nuk do të fitojë shumicën e dy të tretave të votave në zgjedhjet parlamentare. Kjo do të favorizonte një amnisti për të. Në vend të kësaj, PDL bëri thirrje përsëri të hënën për një "reformë" të sistemit ligjor për të siguruar mbijetesën politike të shefit të saj.

Deri tani ndoshta kriza politike mundi të shmanget, por në vjeshtë ka mundës që koalicioni qeveritar të prishet.