1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Amnesty International regjistron rënie të numrit të ekzekutimeve

Më pak ekzekutime në mbarë botën dhe më shumë shtete, që nuk e zbatojnë dënimin me vdekje. Ky është bilanci i fundit i organizatës të të drejtave të njeriut Amnesty International.

Ein nachgebauter Galgen steht am Freitag (19.02.2010) im Eingangsbereich des Neanderthal Museums in Mettmann. Er gehört zu der Sonderaustellung Galgen, Rad und Scheiterhaufen, die bis zum 27. Juni 2010 Einblicke in den gruseligen Leistungskatalog der Strafen und seine Orte im 17. Jahrhundert gibt. Foto: Roland Weihrauch dpa/lnw (zu KORR: Henker, Beil und Galgen - Museum zeigt das Grauen) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Numri i ekzekutimeve sipas Amnesty International ka rënë vitet e fundit. Siç bën të ditur organizata e të drejtave të njeriut në deklaratën vjetore të saj në vitin 2010 janë ekzekutuar 527 njerëz në 23 vende dhe më shumë se 2.000 njerëz në 67 vende janë dënuar me vdekje. Për vitin 2009 Amnesty International kishte regjistruar së paku 714 ekzekutime, si dhe më shumë se 2.000 dënime me vdekje. "Që prej dhjetë vjetësh vihet re një trend i qartë drejt një bote pa dënim me vdekje", bën bilanc Amnesty. Në 139 vende ky dënim çnjerëzor është shfuqizuar tani me ligj, apo është ndaluar të praktikohet, së fundi në Gabun dhe në Mongoli. 58 vende e mbajnë fort dënimin me vdekje.

Gjendja në disa vende mbetet dramatike

ARCHIV - Ein Tatverdächtiger wird am 25.6.2003 in das Gericht in Nanjing gebracht. Er wurde zum Tode verurteilt und am 25.6. wegen eines Heroindelikts hingerichtet. Als sicher gilt, dass die Volksrepublik CHina auch 2010 wieder mehr Menschen hinrichten ließ als der gesamte Rest der Welt zusammen. Nach Schätzungen von anderen Menschenrechtlern dürfte die Zahl der Exekutionen bei etwa 5000 gelegen haben. Einige gehen sogar von bis zu 10 000 aus. Im Vergleich dazu: In allen restlichen Ländern wurden mindestens 527 Todesurteile vollstreckt. dpa (zu dpa Wenn der Staat töten lässt - China führt Hinrichtungs-Statistik an vom 27.03.2011) (Achtung Sperrfrist: Montag (28.03.2011) 01.01 Uhr MESZ - frei für Montagszeitungen) +++(c) dpa - Bildfunk+++

China führt Hinrichtungs-Statistik an Todesstrafe

Dramatike mbetet situata në Kinë dhe në Iran. Kina vazhdon t'i mbajë të fshehta të dhënat për dënimet me vdekje dhe ekzekutimet. Sipas vlerësimeve të Amnesty shifrat duhet të arrijnë në mijëra. Në listën negative të dënimeve me vdekje të kryera pas Kinës renditet Irani (së paku 252), Korea e Veriut (së paku 60), Jemeni (së paku 53), SHBA (46) dhe Arabia Saudite (së paku 27). Në mbarë botën më shumë se 17.000 vetë ndodhen në qelitë e vdekjes.Mark Caldwell i programit në gjuhën angleze të Deutschen Welles bisedoi me Roseann Rife (udhëheqëse e projekteve të veçanta, për çështjet me tematikë globale pranë amnesty international). Duke folur për rezultatet e vrojtimit statistikor Amnesty International për dënimin me vdekje zonja Rife tha: "Kina siç e dini e konsideron ushtrimin e dënimit me vdekje si një sekret shtetëror. Kështu që është shumë e vështirë për të marrë shifra aktuale për ushtrimin e dënimit me vdekje atje."

Bjellorusia rivendos dënimin me vdekje

Infografik Todesstrafe Es werden weniger - Todesstrafe weltweit DEU 2011_03_25_Infogr_Todesstrafe_DEU.psd Grafik DW-Grafik Olof Pock !!!Achtung Sperrfrist!!! Bitte erst ab dem 28.03.2011 verwenden 2011_03_25_Infogr_Todesstrafe_DEU.psd

Grafika tregon rënien e dënimeve me vdekje

Ndërsa ndryshe paraqitet gjendja në Evropë dhe në vendet e ish Bashkimit Sovjetik. Bjellorusia është i vetmi vend në këtë territor, i cili e ka rifutur dënimin me vdekje. Roseann Rife shprehet: "Kjo ishte njëra nga kthimet prapa. Në vitin 2009 ne patëm vitin e parë pa ekzekutime në Evropë dhe në ish BS, por në Bjellorusi në vitin 2010 janë ekzekutuar dy persona. Ky është një hap i madh prapa për heqjen e dënimit në Europë."

Autor: Mark Caldwell/Angjelina Verbica

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 29.03.2011
  • Fjalët kyç mire
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10jKO
  • Data 29.03.2011
  • Fjalët kyç mire
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10jKO