1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Amnesty International kritikon kontrollet e pamjaftueshme në tregtinë e armëve

Organizatat për të drejtat e njeriut kërkojnë prej vitesh që tregu i armëve të rregullohet në mbarë botën. Ndërkohë që OKB-ja po debaton për një marrëveshje të tillë, organizata AI paralajmëron për probleme të shumta.

default

AI: Luftë kundër armëve

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë publikuar të hënën (19.07.2010) një raport për kontrollin e armatimeve dhe tregtisë me armë. Sipas raportit, kontrollet e shitjes dhe transportit të armëve janë të vogla. Pakujdesia dhe mungesat në ligje kanë bërë që armët mund të transportohen pa problem në vendet ku nuk repsketohen të drejtat e njeriut, përmes detit apo me avionë. Dështimi i shteteve në këtë sektor shton rrezikun e shkeljes së mëtutjeshme të të drejtave të njeriut dhe kryerjen e krimeve të luftës, ankohet Amnesty International. Nga këto tregti përfitojnë sipërmarrjet nga SHBA-ja, Kina, Franca dhe Britania e Madhe. Kombet e Bashkuara duhet të koncentrohen më shumë tek transportimi dhe tregtia me armë, thuhet në raport.

Në këto punë marrin pjesë edhe sipërmarrjet gjermane

Eksportet gjermane të armëve shënojnë rritje në mars 2010.

Eksportet gjermane të armëve shënojnë rritje në mars 2010.

Sipas hetimeve të fundit në këto punë janë të përfshira edhe sipërmarrje nga Gjermania. Për shembull, një sipërmarrje gjermane nga marsi i vitit 2008 deri në shkurt të këtij viti ka transportuar armë dhe municione të ndaluara në Pakistan, që llogariten ndër armët më të rrezikshme në botë. Fjala është për bomba dispersive të cilat shpërndahen në bomba më të vogla apo mina dhe kur i hedh nga ajri ato shpërndahen dhe përfshijnë një hapësirë shumë të gjerë. Transporti ka qenë i mundur, ndonëse Gjermania ka ratifikuar konventën e cila ndalon përhapjen e këtyre armëve.

Amnesty International informon edhe për një rast tjetër të transportimit të pjesëve të armëve automatike, të cilat nga Bullgaria nëpërmjet Parisit janë transportuar në Kigali. Këto armë janë përdorur më pas në luftën qytetare në Republikën Demokratike të Kongos.

Negociatat për një marrëveshje të re

UN Hauptquartier in New York Gebäude

Debate në OKB

Gjermania është pas SHBA-së dhe Rusisë vendi i tretë në botë për eksportet e armëve. Gjatë pesë viteve të fundit eksporti ka qenë më i madh se dyfishi. Pjesa e Gjermanisë në tregut botëror me armë është rritur sipas vlerësimeve të Institutit për Hulumtime Paqësore (SIPRI), mes vitit 2000 deri 2004, prej gjashtë në 11 për qind. Pjesa më e madhe e këtyre armëve është shitur në vendet evropiane.

Prej javës së kaluar (12.07.2010) në Nju Jork po mbahet një konferencë e OKB-së, në të cilën po debatohet mundësia që në vitin 2012 të nënshkruhet një marrëveshje e re për tregtinë me armë. Shtetet e BE-së kanë paralajmëruar se do të mbështesin punimet e konferencës. Edhe ato janë të mendimit se duhet arritur një marrëveshje për kontrollin më të mirë të tregtisë së armëve

Autor: Michael Borgers/Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 20.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OPQl
  • Data 20.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OPQl