1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Amnesty akuzon Këshillin e Sigurimit për dështim

Aida Cama24 Maj 2012

Pesë anëtarët me vend të përhershëm në KS janë njëkohësisht eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë. A mund të pritet që këto vende të luftojnë për vendosjen e paqes dhe sigurisë? Amnesty ka dyshime për këtë.

https://p.dw.com/p/151IN
Fotografi: Christian Ditsch/Amnesty International

"Protest" është motoja që do vinte spontanisht në mendje për vitin 2011, thotë sekretari i përgjithshëm i Amnesty International seksioni për Gjermaninë, Wolfgang Grenz. "Njerëz nga të gjitha pjesët e botës dolën në rrugë dhe bënë thirrje për ndarjen e drejtë të burimeve, si dhe thirrje për më shumë demokraci dhe të drejta njeriu."

Shkëndija e Pranverës Arabe shkoi në Kinë dhe Azerbaxhian, në Jemen dhe Bahrejn. Por sukseset demokratike të Tunizisë, Libisë dhe Egjiptit nuk u përsëritën. "Shtetet si Kina u përgjigjen me represion. Madje termat si revolucioni i Jasemintë ose Egjipt u bllokuan në internet," përkshruan Grenz reaksionet e qeverive që ndodhen nën vëzhgim si përshembull në Azerbaxhian, apo në Siri.

Morali i dyfishtë i perëndimit

Europa dhe SHBA përkrahën në mënyrë verbale lëvizjet për demokraci, duke patur parasysh se "kritika ndaj shtypjes shtetërore dhe kushteve të këqija ekonomike, ishte e justifikueshme", thuhet në raportin vjetor të publikuar ditën e enjte (24.05.2012) të ai-së për vitin 2011, "megjithatë ata nuk hoqën dorë nga "marrëdhëniet e veçanta" me qeveritë represive, të cilat premtojnë stabilitet me rezervat e mëdha të gazit dhe naftës në një rajon të rëndësishëm strategjik."

Wolfgang Grenz
Wolfgang GrenzFotografi: picture-alliance/dpa

Wolfgang Grenz përmend rastin e Bahrejnit, "ku SHBA ka edhe interesa ushtarake dhe gjeostrategjike. Aty u lejua që Arabia Saudite të shtypte lëvizjen e protestës. Lëvizjet e protestës janë përkrahur vetëm pjesërisht. Në vendet e tjera u hesht ose u ndihmuan shtypësit e protestave me furnizim armësh."

Mes vendeve furnizuese të armëve është edhe Gjermania. Në verë të vitit 2011 Këshilli Federal i Sigurimit lejoi, sipas njoftimeve të papërgënjeshtruara të shtypit, në një proces të fshehtë eksportin e më shumë se 200 tankeve modernë gjerman "Leopard 2" në Arabinë Saudite. Sipas raportit për eksportin e armatimeve, Arabia Saudite ndodhet me 152 milionë euro shpenzime ushtarake në vendin e dhjetë të vendeve që përfitojnë nga eksporti i armëve. Vendimi u kritikua ashpër nga opozita dhe kisha në Gjermani.

Furnizues armësh në Këshillin e Sigurimit

Sipas Amnesty International, Gjermania ndodhet në vendin e shtatë në listën e vendeve që eksportojnë armë, "gati afër Kinës", thotë Wolfgang Grenz. "Përfituesit më të mëdhenj të biznesit të armatimeve janë vendet që kanë vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit."

Këshilli i Sigurimit këshillohet për Sirinë
Këshilli i Sigurimit këshillohet për SirinëFotografi: Reuters

Në vitin 2010 rreth 70 përqind e eksporteve vinin nga pesë fuqitë më të mëdha, thuhet në raportin vjetor të ai-së. Eksportuesit më të mëdhenj të armëve konvencionale janë SHBA (30%) dhe Rusia (23%), ndjekur nga Franca (8%), Britania e Madhe (4%) dhe Kina (3%). "Prandaj është e kuptueshme që Rusia të mos aprovojë në Këshillin e Sigurimit të KB sanksione më të ashpra kundër Sirisë," konstaton sekretari i përgjithshëm i ai-së Grenz dhe shton: "Të thuash se Këshilli i Sigurimit të KB është garanci për të drejtat e njeriut, do të ishte shumë pozitive. Por unë edhe nuk do ta dënoja. Është e vështirë të futësh në një linjë të gjitha interesat politike."

Tregtia e armëve së shpejti nën kontroll?

Flash-Galerie 50 Jahre Amnesty International AI Jahresbericht 2010
Të drejtat e njeriut në fokus - Amnesty raporton çdo vit për të drejtat e njeriut në botëFotografi: picture alliance/dpa

Në korrik zhvillohet në Nju Jork një Konferencë e KB në të cilën do të diskutohet dhe të aprovohet marrëveshja për tregtinë e armëve (Arms Trade Treaty, ATT). Nëpërmjet saj do të rregullohet me standarte ndërkombëtare tregtia ndërkufitare me armët konvencionale, që nga pistoletat deri tek avionët ushtarakë.

Shpresat janë që një marrëveshje e tillë të aprovohet nga të gjithë. Por SHBA ka kërkuar që tani përjashtime. Uashingtoni kërkon ndër të tjera që nën kontrollin ndërkombëtar të vendosen vetëm armët, jo municioni. Më 27 korrik OKB do të miratojë marrëveshjen për kontrollin e armëve.