1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Amfiteatri antik i Durrësit të mbrohet nga UNESCO

Autoritetet e kulturës në Shqipëri po hartojnë dosjen e aplikimit për amfiteatrin antik të Durrësit, 36 km larg Tiranës, për t’u futur në listën e trashëgimisë botërore që mbrohet nga UNESCO.

Amfiteatri antik i Durrësit

Amfiteatri antik i Durrësit

Amfiteatri antik i Durrësit është momentalisht një nga pikat më të vizituara jo vetëm për qytetin bregdetar, por dhe për të gjithë Shqipërinë. Inventari i larmishëm i monumenteve të konservuara prej dekadash dhe vendndodhja fare pranë Tiranës, 36 km, gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës po tërheq vëmendjen e shumë turistëve dhe vizitorëve që qëndrojnë në Durrës. Për amfiteatrin e lashtë autoritetet e Ministrise së Kulturës kanë më shumë ambicie se kap, duke njohur vlerat e jashtëzakonshme historike dhe kulturore të tij. Ministri i Kulturës Ylli Pango është shprehur se një grup ekspertësh të njohur të fushës së monumenteve "janë duke përpiluar dosjen e aplikimit që ky objekt të përfshihet në listën e mbrojtjes nga ana e UNESCO-s", duke argumentuar se në këtë rast "plotësohen të gjitha parametrat për përmbajtje të vlerave të trashëgimisë botërore".

Ministria e Kulturës dhe Turizmit në bashkëpunim me autoritetet vendore të qytetit janë fokusuar dhe tek mbrojtja e territorit rreth amfiteatrit nga dëmtimet që mund të vijnë nga ndërtimet të cilat nuk kanë marrë më parë leje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Vetëm pak ditë më parë Shqipëria ka futur në listën e vlerave të trashëgimisë botërore që janë në mbrojtjen e UNESCO-s qëndrën historike të qytetit të Beratit, një kompleks godinash banimi dhe institucionesh kulti me vlera të jashtëzakonshme hisotirike dhe turistike. Berati vjen pas marrjes në ruatje më herët të qytetit të Gjirokastrës dhe parkut arkeologjik të Butrintit në Sarandë. Burime nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit konfirmojnë për DW-në se aplikimi shumë shpejt për mbrojtje nga UNESCO do të bëhet dhe për kompleksin antik të Apollonisë, në afërsi të qytetit të Fierit.

  • Data 14.07.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EcRN
  • Data 14.07.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EcRN