1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Amerikanët duan ta vënë Korenë e Veriut sërish në listën e shteteve terroriste

Në Korenë e Veriut, gjykata më e lartë dënoi të hënën dy gazetare të SHBA me 12 vjet punë të detyruar në kampe pune. Me strategjinë e saj, Koreja e Veriut bën të shkojë huq strategjia amerikane e çtensionimit e Obamës.

Koreano jugorë duke mësuar për dënimin e dy gazetareve.

Në Korenë e Veriut, gjykata më e lartë dënoi të hënën dy gazetare të SHBA me 12 vjet punë të detyruar në kampe pune.

Koreja e Veriut po u sjell SHBA dhimbje koke dhe po e detyron qeverinë Obama të veprojë. Sipas fjalëve të zëvendëszëdhënësit të Obamas, presidenti Obama është "thellësisht i shqetësuar" për dënimin e dy gazetareve amerikane dhe do të përpiqet në të gjitha kanalet për lirimin e tyre.

Paradë ushtarake në Korenë e Veriut

Paradë ushtarake në Korenë e Veriut


Disa vëzhgues në Uashington presin, që guvernatori i shtetit New Mexiko, Bill Richardson të arrijë lirimin e gazetareve, në funksionin e ndërmjetësit të qeverisë së SHBA. Në televizionin amerikan, Richardsoni tha, se që në vitet '90 është angazhuar me sukses për qeverinë e SHBA, si ndërmjetës për lirimin e amerikanëve nga arresti korean: "Unë mendoj se në fund ato do t'i lirojnë. Unë jam optimist. Por Koreja e Veriut është e paparashikueshme në veprimet e saj. Ata luajnë poker me shuma të mëdha. Ata e dinë, se bashkësia ndërkombëtare po i vëzhgon. Ata kërkojnë të tërheqin vëmendjen. Por, ata mendojnë ndryshe nga ne. Ne mendojmë për diplomaci tradicionale, me biznes dhënie dhe marrje. Ata ndjekin planet e tyre. Por e rëndësishme është që problemet t'i ndajmë nga njëri-tjetri. Prandaj unë kam shpresë se do t'i lirojmë të dyja gazetaret."

Por pikërisht kjo ndarje duhet të sjellë vështirësi. Në fund të fundit, Koreja e Veriut e nxorri në pah edhe më qartë dilemën e politikës së jashtme amerikane. Që para udhëtimit të saj të parë në Azi, ministrja e jashtme, Hillary Clinton foli madje për një marrëveshje paqeje me Korenë e Veriut, nëse koreanoverioret i japin fund programit të tyre atomik. Përgjigja qe më se e qartë: koreanoveriorët ndezën nën tokë një bombë bërthamore dhe lëshuan disa raketa me rreze të gjatë dhe të shkurtër veprimi. Ajo që pasoi, ishin protesta ndërkombëtare dhe një dënim i Koresë së Veriut nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.


Nisje raketash në Korenë e Veirut.

Si përgjigje ndaj ofertës amerikane, koreanoveriorët ndezën nën tokë një bombë bërthamore dhe lëshuan disa raketa me rreze të gjatë dhe të shkurtër veprimi.

Tani amerikanët duan ta vënë Korenë e Veriut sërish në listën e shteteve terroriste, gjë që u ndalon sipërmarrjeve amerikane çdo marrëdhënie tregtare me këtë vend, si dhe të arrijë sanksione prej Kombeve të Bashkuara. Në televizionin amerikan, ministrja e jashtme Hillary Clinton u shpreh: "Ne do të bëjmë të gjitha ato që mundemi, për ta mbyllur rubinetin e parave me Korenë e Veriut. Po të mos ndërmarrim tani hapa të mëdhenj dhe efektivë kundër Koresë së Veriut, ne mbështesim një garë armatimi në Azinë Verilindore. Mendoj se këtë nuk e do askush."

Të paktën Kina dhe me siguri edhe Rusia nuk i mbështesin sanksionet ekonomike kundër Koresë së Veriut. Një kontroll të anijeve të mallrave para bregdetit të Koresë së Veriut ato me siguri nuk do ta mbështesin. Prandaj po vështirësohen punët për presidentin Obama, i cili në udhëtimin e tij në Evropë, tha në Paris: "Askush nuk duhet të niset nga fakti, se ne do të vazhdojmë thjesht në rrugën, në të cilën Koreja e Veriut destabilizon të gjithë rajonin."

Autor : Rüdiger Paulert / Auron Dodi

Redaktoi : Aida Cama


  • Data 10.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I6ex
  • Data 10.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I6ex