1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Amerikanët blejnë ARMO-n

Pronari i ri i ARMO-s, kompanisë së vetme shtetërore të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në Shqipëri, do të jetë konsorciumi amerikano - zviceran "Rafinery Asociated of Texas".

Pikë karburanti, Shqipëri

Pikë karburanti, Shqipëri

Me nje diferencë prej 27 pikësh ky konsorcium la pas kompanitë e tjera ndërkombëtare të interesuara për të blerë ARMO-n.

Iva Tico, zëdhënëse e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, që organizoi dhe vlerësoi tenderin ndërkombëtar për privatizimin e ARMO-s, shpalli ofertat e kualifikuara. "Në vend të parë konsorciumi Rafinery Asocited of Texas", me gjithsej 93,14 pikë, "Vitol Euroil SH.A" me 69,49 pikë, vendi i tretë "Petrofac Energy Development" me 30,52 pikë" tha ajo duke shpallur rezultatet.

Sistemi i vlerësimit të kompanisë fituese u bë në bazë të pikëve, ku 3/4 e totalit të tyre u dha për çmimin e ofruar prej 125 milion Euro, kurse 1 përqind për planin e investimit të konsorciumit.

Kompania amerikane e konsulencës së Minisitrisë së Ekonomisë, tregtisë dhe Energjetikës, "Pattom Boggs" si edhe komisioni i tenderit ndërkombëtar do të përgatisin vlerësimin e këtyre ofertave për t`ia dërguar për miratim në Këshilllin e Ministrave. Më pas zyrtarizimi i blerkes së ARMO-s nga konsorciumi" Rafinery Asocited of Texas" është vetëm cështje kohe.

Ky konsorcium operon në shumë vende të botës. Ai njihet edhe si furnizuesi kryesor i ushtrisë amerikane. Burime zyrtare nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, thanë për DW se ofertat e paraqitura nga kompanitë e kualifikuara e tejkaluan mbi 2 here vlerën optimale të shitjes së ARMO-s , të dhënë nga kompania amerikane e konsulencës së privatizimit, "Pattom Boggs".

Prodhimi i ARMO-s arrin në 2 milion ton naftë ne vit. Amerikanët do të marrin një rafineri në Ballsh, një tjetër me kapacitet më të vogël në Fier dhe një rrjet pikash të shitjes së naftës dhe nënprodukteve të saj.


  • Data 10.06.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGlM
  • Data 10.06.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGlM