1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Amerika po humb influencën - analizë e shërbimeve sekrete amerikane

Publikohet një analizë pesimiste e shërbimeve sekrete amerikane. Sipas saj jo shumë larg lufta kundër terrorit do të humbasë rëndësinë e saj, dhe qeveria amerikane do të ndodhet para sfidave të tjera.

default

Barak Obama ndërkohë e ka marrë një informacion të tillë, ndërsa Xhon Mekkeini do të informohet së shpejti. Të dy kandidatët për presidentë duhet ta dinë se si do të jenë perspektivat e Amerikës në vitet e ardhshme deri në vitin 2025. Gazeta "Uashington Post" citon një analizë pesimiste të shërbimeve sekrete, e bërë vetëm për presidentin e ardhshëm. Kjo analizë duhet t'i tregojë atij tendencat e ardhshme dhe t'i shërbejë si mjet ndihmës në vendimet e tij sidomos në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Supozimi kryesor: Influenca dhe pushteti i Shteteve të Bashkuara po bëhet gjithnjë e më i vogël, kombe të tjera në ngjitje si Kina apo India do të bëhen gjithnjë e më prezente në skenën ndërkombëtare.

Ajo që e dallon Amerikën nga pjesa tjetër e botës, pra superioriteti i saj ushtarak, do të humbasë gjithnjë e më shumë kuptimin, sepse nuk do të ketë më luftëra të tipit klasik, konvencinale, ku SHBA të kenë mundësinë të demonstrojnë fuqinë e tyre. Të gjitha këto i raporton gazetari i "Uashington Post" Uolter Pinkus, që e ka lexuar raportin e shërbimeve sekrete. aty thuhet se rreziku më i madh aktual në të ardhmen nuk do të ketë këto përmasa: "Në të ardhmen nuk do të shihni terrorin që na kërcënon sot. Ajo që ndodh në botën islamike mbetet e rëndësishme, por do të ketë më shumë rëndësi qëndrimi i grupacioneve të ndryshme në shtete të ndryshme që përpiqen të ushtrojnë ndikimin e tyre në qeveritë përkatëse."

Sipas shërbimeve sekrete sfidat e vërteta të dy dhjetëvjeçarëve të ardhshëm, qëndrojnë diku tjetër. Në fusha, të cilat nuk ishin prioritet i qeverisë amerikane. Ndër të tjera edhe efektet negative të globalizimit. "Pritet që vendet e pasura sot të bëhen edhe më të pasura, dhe të varfrit edhe më të varfër. Edhe problemet që kanë të bëjnë me ngrohjen globale do të luajnë një rol më të rëndësishëm."

Thatësirat do të shkaktojnë emigrime të vogla deri ato masive të popujve, ndërkohë që lëndët e para, para së gjithash uji do të jetë një e mirë e rrallë. Të gjitha këto mund të çojnë në kriza ndërkombëtare. Organizata ndërkombëtare si OKB-ja dhe Banka Botërore do të humbasin peshën e tyre dhe nuk do të jenë aq të afta sa të menaxhojnë krizat.

Shërbimet sekrete nuk bëjnë ndonjë parashikim se kush do të dalë në vend të këtyre organizatave ndërkombëtare, por japin një rekomandim: Qeveritë e ardhshme amerikane duhet të pranojnë rolin e ri jo edhe aq absolut të Amerikës dhe të ndjekin një politikë të jashtme më të ekuilibruar.

  • Data 12.09.2008
  • Autor Karsten Shmister/ Uashington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FGac
  • Data 12.09.2008
  • Autor Karsten Shmister/ Uashington
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FGac