1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ambasadori turk "ftohet" për rastin Yücel

Ambasadori i Turqisë në Gjermani, Kemal Aydin "u ftua" në Ministrinë e Jashtme gjermane për shkak të arrestimit të gazetarit gjermano-turk Deniz Yücel.

Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel tha se sekretari i shtetit Walter Lindner zhvilloi i ngarkuar prej tij një bisedë me ambasadorin. Aydinit i patën bërë të qartë se midis dy vendeve ka "dallime shumë të mëdha në vlerësimin "për lirinë e shtypit dhe të mendimit" midis dy vendeve, tha Gabriel. "Solidariteti me Deniz Yücel është shprehje e qëndrimit të qartë në opinionin publik gjerman."

"Një nga provat më të mëdha"

Arrestimi i korrespondentit të gazetës "Die Welt" sipas Gabrielit ka hedhur hije të rëndë në marrëdhëniet gjermano-turke. Raporti i të dyja vendeve ndodhet në këtë moment para "njërës prej provave më të mëdha të kohës së sotme," deklaroi ai. "Ne angazhohemi me gjithë forcën që Deniz Yücel të lirohet sa më shpejt".

Pas 13 ditësh në arrest policor, një gjykatës në Stamboll urdhëroi burg hetimor për Yücelin. Ky burgim mund të zgjasë pesë vjet, derisa të bëhet lirimi, ose një proces gjyqësor, në të cilin të diskutohet çështja e fajit. Yücelin e akuzojnë për propagandë për një organizatë terroriste dhe për nxitje të popullit.

Presidenti gjerman: "Neve na mungon mirëkuptimi"

Presidenti gjerman, Joachim Gauck e dënoi rëndë arrestimin. "Ne në Gjermani nuk e kuptojmë dot pse nevojitet ky sulm ndaj lirisë së shtypit. Neve na mungon mirëkuptimi", tha Gauck para korrespondentëve të medieve të huaja të mbledhura në Pallatin Bellevue. Ajo që ndodh aktualisht në Turqi zgjon "dyshime të konsiderueshme, nëse Turqia dëshiron të mbetet një shtet juridik." Pritet që Bundestagu Gjerman të merret javën e ardhshme me këtë rast. Këtë e bëri të ditur Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert.