1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ambasadori Mirdita: akti drejtohet edhe kundër Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Berlin, Vilson Mirdita, në një intervistë për Deutsche Wellen e cilëson aktin terrorist të 21-vjeçarit kosovar ndaj ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurt si një lajm të tmerrshëm.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita

„Ky akt i këtij personi, që është konfirmuar si individual nuk i drejtohet vetëm ushtrisë amerikane, por edhe vetë Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ne u jemi mirënjohës përgjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës drejt pavarësisë dhe të vriten ushtarët, të cilët e sollën lirinë, kjo për mua si ambasador, por edhe si njeri është diçka e tmerrshme,“ thotë ambasadori Mirdita.

Por Vilson Mirdita nuk mendon se ky rast do ta dëmtojë imazhin e Kosovës në Gjermani apo Perëndim: “Ne duhet te kemi parasysh se ky njeri me të vërtetë ka qenë qytetar i Republikës së Kosovës, por që nga viti i parë i jetës së tij tërë kohën e ka kaluar në Gjermani. Ka qenë një akt individual e raste të tilla mund të ndodhin çdokund. Nuk mund ta cilësojmë si rast që e dëmton imazhin e Kosovës."

Të pasqaruara lidhjet me Kosovën

Sipas Mirditës deri tani nuk dihet se çfarë lidhjesh ka pasur Arid Uka me Kosovën. Ai është lindur në Kosovë, por ka një pasaportë të ish-Jugosllavisë. Se a ka udhëtuar me të në Kosovë, kjo nuk dihet ende.

Gjithsesi, Mirdita nuk beson që lidhjet e tij me islamizmin ekstremist të kenë kaluar përmes Kosovës. “Tek shqiptarët në përgjithësi dhe në Kosovë nuk ka islamizëm ekstremist mund të ketë ndonjë element të veçuar. Ne jemi shumë krenarë për tolerancën ndërfetare që ekziston në Kosovë, prandaj edhe raste të tilla, siç ishte ai i Frankfurtit i prekin të gjithë qytetarët e Kosovës. Dhe kjo vihet re në aktivitetet e shumta që po organizohen."

Siç bëhet e ditur nga burime të Deutsche Welles, Konsullata e Kosovës në Frankfurt dhe studentët shqiptarë pritet të organizojnë sot një miting solidarizimi para konsullatës së përgjithshme të SHBA në Frankfurt.

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 04.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10TXG
  • Data 04.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10TXG